Aktualitet

OFL “zbarkon” në Tiranë/ Në “sitë” dy të dënuar për trafik droge (EMRAT)

2 Tetor 2020, 10:44 Nga DOSJA
OFL “zbarkon” në Tiranë/ Në “sitë”

TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë, ku u ka dërguar pusullën 2 të dënuarve, Alfred Beqiri dhe Besim Zenuni. Sipas policisë këta dy persona janë të dënuar për trafik të lëndëve narktotike. Ata duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve dhe më pas dosjet e tyre kalojnë në SPAK.

Njoftimi i Policisë: 

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

B. Z., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred beqiri besim zenuni ofl alfred beqiri besim zenuni ofl

Sondazh

Poll