Politike

Mbledhja e dy qeverive në Tiranë/ Rama ngre tonet: Turp që Kosovës nuk i janë liberalizuar vizat, edhe Shqipëria është v

2 Tetor 2020, 05:58 Nga DOSJA
Mbledhja e dy qeverive në Tiranë/ Rama ngre tonet: Turp që

TIRANË– “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufi!,”- ky ka qënë slogani i mbledhjes së 6 të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Për thuajse dy orë, janë diskutuar problematikat e përbashkëta dhe që sollën edhe nënshkrimin e 14 marrëveshjeve mes dy vendeve, ndër të cilat përmenden: pika doganore në portin e Durrësit, ndërtimi i një linje hekurodhore dhe ndërtimi i hidrocentrali në Shqipëri, i cili do të furnizojë edhe Kosovën.

I pari që morri fjalën në këtë mbledhje ishte kryeministri Edi Rama, i cili nuk i la pas edhe mesazhet politike. Kreu i qeverisë shqiptare përshëndeti edhe njëherë marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, mbështetjen e faktorëve shqiptarë në rajon dhe rëndësinë e organizimit në Shengenit Rajonal. Sërish me tone të ashpra, Rama e cilësoi të turpshme faktin që Kosova ende nuk i ka liberalizuar vizat, duke ripërmendur “alibinë” se e gjitha ndodh për shkak të problemve të brendshme mes vendeve të Bashkimin Europian.

Kryesocialisti përmendi të njëjtin pengesë për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi më tej se duhet të hiqet  kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se ministritë e Brendshme duhet  të njësojnë databazën. Ai nuk ka pa përmenduar edhe letrën e Donald Trump për rrjetin 5G. Rama u shpreh se oferta në rajon ishte e dyshimtë dhe se do të prisnin për të një rrjet më të sigurt, duke e pranuar ofertën e presidentit amerikan për të mos pranuar sistemin kinez. Por ndryshe është përgjigjur për hapjen e një ambasadë në Jeruzalem, duke u shprehur se Shqipëria kishte vendosur që të qëndronte në një linje me vendet e tjera të Bashkimit Europian.  Ndërkohë pas shefit të kabinetit shqiptar, fjalën e mori Avdullah Hoti. Ky i fundit bëri një përmbledhje të situatës në vend në një kohë kur e gjithë bota po përballet nga pandemia e koronavirusit, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe marrëveshjen e nënshtruar me “bekimin” e presidentit Donald Trump. Sa i përket dialogut me Serbinë, Hoti tha se bazat janë vendosur dhe po punohet për të arritur qëllimin final. Më pas, mikrofoni iu ndez çdo ministri, për nënshkrimin e marrëveshjeve. 

Me të mbaruar takimi në tryezën e rrumbullakët, palët shkuan për të nënshkruar të gjitha marrëveshjet me homologëve, të cilat u pasuan me një deklaratë të përbashkët për shtyp të Ramës dhe Hotit. Në deklaratën për shtyp, numri një i maxhorancës shqiptare, nuk i kurseu kundërshtarët e tij politikë, dhe jo vetëm ata në Shqipëri, duke u përmendur marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, e cila vërtetoi se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte folur kurrë për një shkëmbim territoresh. Ndërkohë dha lajmin se SHBA do të investonte në projektin e Skavicës, dhe se do të sillnin një numër të madh respiratorësh në Shqipëri.

Sa i përket pyetjeve për dinamikat e brendshme, Rama u shpreh qartë se nuk do t’i diskutonte në prani të miqëve, por nuk i rezistoi dot akuzave të presidentit Ilir Meta se Shqipëria kishte humbur shumë çështje në albitrazhet e huaja. Kryeministri e mohoi akuzën duke pretenduar të kundërtën dhe duke i kujtuar kreut të shtetit ligjin që ndalohet të komentojë dosjet në gjykim.

Në fund palët e mbyllën takimin me një foto, ku bie në sy mungesa e mbajtjes së maskës anti-COVID. Megjithatë kjo ndoshta nuk është mbledhja e fundit për këtë vit, pasi palët treguan se po mendojnë që takimi të zhvillohet edhe në nivel lokal, mes kryebashkiakëve. Ky është takimi i gjashtë ndërqeveritar që zhvillohet mes palëve, ku i pari u mbajt në Prizren, në kohën kur kryeministër në Kosovë ishte Hashim Thaçi.

(k.m/j.v./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 avdullah hoti edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020

Sondazh

Poll