Politike

A do të jetë Ilir Meta Ministër i Brendshëm?/ Lleshaj: Nuk besoj se Presidenti kërkon të “degradohet”

1 Tetor 2020, 20:57 Nga DOSJA
A do të jetë Ilir Meta Ministër i Brendshëm?/ Lleshaj: Nuk

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur rreth mundësisë që presidenti Ilir Meta mund të marrë detyrën e Minsitrit të Brendshëm. I ftuar në “Real Story”, Lleshaj ka thënë se nuk do të largohet nga detyra duke shtuar se nuk beson që “Presidenti të kërkojë të “degradohet” dhe të bëhet Ministër i Brendshëm kur ka qenë kreu i shtetit”. Ai ndër të tjera thotë se do të jetë në krye të detyrës si Ministër i Brendshëm për sa kohë është në vullnetin e tij.

“Për sa kohë është në vullnetim tim dhe treguesit në terren nuk më bindin për diçka tjetër. Nuk shoh asnjë lloj motivi për ta konsideruar këtë çështje. Sot drejtoj një ministri, që mund të dalë me treguesit më pozitivë, për rendin dhe sigurinë. Për këtë arsye nuk shoh asnjë motiv për ta konsideruar këtë çështje. Le të themi që po më jep një mundësi për argëtim të situatës për arsye se u thashë se ardhmja ime në politikë dhe qeveri nuk është tipike për shkak të formimit dhe karrierës. Jam atipik sepse ndryshe nga shumë politikanë që luftojnë për një post të tillë, unë nuk kam luftuar, nuk kam ardhur me kredite partiake. Duke qenë se nuk ndjej asnjë lidhje organike me karrigen që ulem nuk ndjej asnjë trishtim për shkëputjen prej saj. Mund të jenë halucinacione, apo dëshira të dikujt”, tha Lleshaj.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta sander lleshaj ilir meta sander lleshaj

Sondazh

Poll