Politike

Nga Kina, rrjeti 5G tek marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump letër Ramës: Bashkohuni me ne në zhvendosjen e ambasadës suaj në

2 Tetor 2020, 05:46 Nga DOSJA
Nga Kina, rrjeti 5G tek marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump letër

TIRANË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në letrën e cila është publikuar nga shefi i qeverisë shqiptare, Trump falenderon Ramën për lidershipin kundër influencës kineze në Ballkan dhe Europë.

Po kështu, Trump shpreson që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, një marrëveshje që i hap rrugën vendeve të tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.

Gjithashtu në letrën drejtuar Ramës, Trump thekson rëndësinë e Shqipërisë në mbështetjen e normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës. Në fund të letrës Trump  dhe fton Shqipërinë që të bëhet vendi i 5-të në botë që hap një ambasadë në Jeruzalem.

LETRA E PLOTË:

I dashur Z. Kryeministër: Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit.  Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.

Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem. Sinqerisht.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald trump edi rama trump letër ramës donald trump edi rama trump letër ramës

Sondazh

Poll