Politike

Basha lajmëron: Nesër kallëzoj në SPAK ministrin e Brendshëm, Lleshaj do të përballet me drejtësinë

1 Tetor 2020, 21:54 Nga DOSJA
Basha lajmëron: Nesër kallëzoj në SPAK ministrin e

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike ka bërë me dije se nesër do të kallëzojë në SPAK ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. I ftuar në “Çim Peka Live”, Basha tha se nesër depozitohet në SPAK kallëzimi penal ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Gjendjes Civile.

Basha shtoi se ndaj ministrit Lleshaj janë ngritur 3 akuza: ‘fallsifikimi i dokumenteve’, ‘shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘shkelja e të drejtës së zgjedhësve’. Sipas kryedemokratik, kjo do të jetë një tjetër provë për të parë nëse SPAK është asnjëanës apo jo.

Kam ekipin më të mirë ligjor dhe kallëzimi penal është gati. Do të depozitohet nesër në SPAK. Zhvendosja e vendbanimeve të qytetarëve është evidente, nga Saranda i çuan në Librazhd. Do jetë një provë për profesionalizmin dhe pavarësinë e SPAK,”- tha Basha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha kallezon lleshajn lulzim basha sander lleshaj basha kallezon lleshajn lulzim basha sander lleshaj

Sondazh

Poll