Politike

Miratim dhe anulim brenda pesë ditësh! Rama i heq checkup-in nga duart Vilma Nushit, dokumentet që vërtetojnë krizën

1 Tetor 2020, 21:36 Nga DOSJA

TIRANË– Kompania “3P Life Logistic”, e cila është në duart e sipërmarrëses Vilma Nushi, nuk do të ketë më në duar konçesionin e ‘check-up’-it që ka pasur prej kohësh. Të paktën për momentin.

Në dokumentet e mëposhtme, të siguruara nga Dosja.al, shihet se në një hark kohor prej pesë ditësh, është lajmëruar vijimi i ofrimit të paketës së shërbimeve të kontrollit mjekësor për grupmoshat 40-65 vjeç dhe shtyrja e ofrimit të këtij shërbimi.

Më datë 25 shtator, kompanisë në emër të Nushit, i është lajmëruar vijueshmëria e punës, ndërsa më datë 30, i është lajmëruar shtyrja.

“Në vijim të shkresë së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Nr.560/10, datë 23.09.2020, protokolluar në Fond me Nr. 7020, datë 24.09.2020, me objekt rifillimin e zbatimit të kontratës konçesionare “Për paketën e shërbimeve të Kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 40-65 vjeç”, e ndryhsuar, datë 07.01.2015, Drejtoritë Rajonale të fondit marrin masat e nevojshme për njoftimin e Qendrave Shëndetësore, për rifillimin e ofrimit të shërbimit të kontrollit mjekësor bazë, sipas objektit të kontratës konçensionare “Për paketën e Shërbimit të Kontrolleve për grupmoshat 40-56 vjeç”, të ndryshuar, datë 07.01.2015. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, drejtore e Përgjithshme, Elisa Bërziu,”– shkruhet në dokumentin e datës 25.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në cilësin e Autoritetit Kontraktor, kërkon nga ana juaj, marrjen e masave për njoftimin e Qendrave Shëndetësore për shtyrjen deri në një njoftim të dytë të fillimit të operimit të shërbimit. Sekretar i Përgjithshëm, Gerladina Prodani,”– lexohet në dokumentin që mban datën 30, ku lajmërohet edhe shtyrja.

Prapaskenat e këtyre vendimeve nuk dihen, të jetë vallë një krizë e marrëdhënieve qeveri-konçensionere?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama vilma nushi edi rama vilma nushi

Sondazh

Poll