Politike

Veliaj: PD kërkon të mbajë peng vendin që Zeni t’i shpëtojë burgut, djali i babit që hedh njerëz në erë dhe ia hedh

1 Tetor 2020, 17:14 Nga DOSJA
Veliaj: PD kërkon të mbajë peng vendin që Zeni t’i

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se Partia Demokratike kërkon të mbajë peng vendin, në mënyrë që djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, t’i shpëtoje burgut. I pranishën në njësinë nr.1 të Tiranë, bashkë me Landi Hysën, Veliaj tha edhe se Partia Socialiste, si forca që mbështet gjithmonë të rinjtë “e bërë vetë”, ndërsa shtoi se ai nuk mund të krahasohet me Zenin, djalin e Berishës, që hedh njerëz në erë dhe ia hedh pa lagur.

Landi nuk është çun VIP-ash, s’e ka bërë mami dhe babi. Është bërë vetë. Tani krahasoni Landin me Zenin! Landi nuk ka hedhur njeri në erë, për Landin nuk është vrarë njeri në Bulevard, shtëllunga bombash nëpër fshatra nuk janë formuar për Landin. Ndaj pyes: Cili është modeli që do të bëhesh në jetë? Çuni i babit, që hedh njerëz në erë dhe ia hedh pa lagur, se e mbron babi 80 vjeç që vazhdon të kërruset, të zvarritet, që mban peng një komb të tërë që të shpëtojë çunin nga shpërthimet, vrasjet e krimet? Apo do duam të bëhemi si Landi? PS nuk ka vrarë kurrë njerëz me plumba në mish, nuk ka hedhur kurrë njerëz në erë dhe nuk ka promovuar kurrë modelin e çunit të babit, që babi të mbajë peng një vend të tërë, që çuni të shpëtojë nga burgu! Keni ardhur në një parti, ku ne kemi idhuj dhe duartrokasim ata që janë bërë vetë, që kanë talent, që përveshin mëngët dhe kanë ecur përpara vetë”, tha Veliaj.

Më tej Veliaj shtoi se duhet një mandat i fortë për Edi Ramën dhe për PS në krye të punëve të vendit. “Kush është socialist i vjetër e mban mend çfarë i ndodhte bashkisë kur qeveria nuk e ndihmoi. E mbani mend fadromën tek “Zogu i ZI”? Imazhin e asaj fadrome që erdhi për të shkatërruar çdo punë të mirë në këtë qytet? Ndaj, siç kam vendosur unë t’i jap një dorë Edi Ramës, dua të shoh duart tuaja. Puna nuk ka mbaruar, misioni nuk ka mbaruar, e ardhmja jonë nuk është akoma gati, kemi plot punë për të bërë, ndaj dua t’ju shoh këto 206 ditë të gjithëve në këmbë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, për fitoren tonë”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj landi hysa shkëlzen berisha erion veliaj landi hysa shkëlzen berisha

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2020, 16:03

TIRANË– Nesër në Tiranë, në orën 11:30 tek Pallati i Kongreseve do të zhvillohet mbledhja e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.  Dosja.al ka zbuluar axhend...

Politike 1 Tetor 2020, 15:17

TIRANË– Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u uroi një mëngjes të mbarë të gjithë ndjekësve të tij publikoi një...