Politike

Meta humb mikun e shtrenjtë: Trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la, besnik e zemërmirë

1 Tetor 2020, 16:54 Nga DOSJA
Meta humb mikun e shtrenjtë: Trupi i tij nuk arriti t’i mundë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije humbjen e një njeriu të veçantë për të. Në një status në rrjetet sociale, Meta shkruan se Hekuran Doko, ish-zyrtar i LSI-së dhe bashkëpunëtor i Presidentit ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

Ndër të tjera, Meta shkruan se COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona dhe se është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë.

“Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la. Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore. U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko! COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri,”– shkruan Meta në statusin e tij, teksa publikon dhe një foto të Hekuran Doko.

Hekuran Doko është nga Çorovoda e Beratit dhe ka jetuar në Fier. Ai ka studiuar në Universitetin e Tiranës si dhe ka kryer shkollim në Shkollën e Lartë Ushtarake. Doko ka punuar pranë strukturave të LSI-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hekuran doko ilir meta hekuran doko ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2020, 16:03

TIRANË– Nesër në Tiranë, në orën 11:30 tek Pallati i Kongreseve do të zhvillohet mbledhja e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.  Dosja.al ka zbuluar axhend...

Politike 1 Tetor 2020, 15:17

TIRANË– Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u uroi një mëngjes të mbarë të gjithë ndjekësve të tij publikoi një...