Aktualitet

1 Tetor 2020, 12:19 Nga DOSJA

TIRANE– Klevis Balloku, 31 vjeçari i cili përplasi ditën e sotme efektivin e policisë në aksin Fushë Krujë-Laç nuk është i panjohur për forcat blu.

Ai ra sot në prangat e policisë pasi kundërshtoi dhe më pas aksidentoi me makinën e tij tip ‘audi’ efektivin.

NJOFTIMI I POLICISE: Sot, më datë 01.10.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të Planit të Masave, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar, por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NGJARJET E MEPARSHME

Klevis është bërë pjesë e ngjarjeve të ndryshme kriminale, që nga pengmarrja e familjes, përfshirja në trafikun e drogës dhe armëve.

Në vitin 2012 Klevis ka qënë i dënuar më parë në Greqi, e më pas kur ishte rikthyer në familje kishte shfaqur shenja dhune dhe agresiviteti.

Në vitin 2014, në qytetin e Milotit, Klevisi mori peng familjen e tij e si pasojë i vëllai e plagosi me armë. E gjithë ngjarja nisi pasi Balloku në atë kohë 24 vjeç, mori peng babain, nënën, motrën dhe vëllain pasi kryefamiljari refuzoi t’i jepte para. Ai u qëllua me automatik nga vëllai i tij Gentian Balloku në këmbë dhe në gjoks pasi terroizoi familjen për orë të tëra. Për këtë ngjarje ai u dënua me 6 muaj burg pasi gjykata e nxorri si person me probleme mendore.

Gjithashtu ai është kapur nga policia me 26 kile drogë, armë dhe municione në vitin 2016.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balloku klevis balloku

Sondazh

Poll