Aktualitet

Të zhdukur pa një varr nga regjimi komunist! Nisin gërmimet për gjetjen e eshtrave pranë burgut të Burrelit, PAMJET nga pu

1 Tetor 2020, 10:45 Nga DOSJA

BURREL– Nis gërmimet për eshtrat e të zhdukurve gjatë periudhës së komunizmit në zonën e njohur si “Qershia” pranë burgut të Burrelit. Gërmimet në terren po udhëhiqen nga Task Forca e posaçme, ndërkohë që kryetarja e Autoriteteve të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula ka ndarë detaje lidhur me aksionin e ndërmarrë. 

Ajo ka kërkuar që të afërmit që humbën të dashurit në atë vend të kenë durim dhe forcë duke shtuar se procesi do të jetë i gjatë. Nga pamjet e publikuara nga vetë Sula, duket një eskavator, i cili po gërmon dheun për të zbuluar disa nga të zhdukurit. 

 

“Nën udhëheqjen e Task Forcës së posaçme, po gërmohet në oborrin e Burgut të Burrelit për të gjetur gjurmë të varreve të humbur në komunizëm. Do të jete një proces shumë i gjatë, dhe mbase i pasuksesshëm në disa raste, por i domosdoshëm dhe i përgjegjshëm. I uroj familjareve kurajë, durim dhe forcë për të vënë në vend dinjitetin njerëzor të të dashurve të tyre,”- ka shkruar ajo.

Vendimi për të nisur gërmimet është ndërmarrë pas një urdhri të përbashkët të ministrisë së Drejtësisë dhe prokurorisë. Prokuroria e Dibrës ka firmosur tre ditë më parë vendimin, ndërsa gërmimet kanë nisur këtë të enjte. Gjithashtu mësohet se ka qenë këmbëngulja e ambasadës italiane në Tiranë dhe djalit të Giuseppe Terrusit, Aldo Renato Terrusi, që ka çuar drejt këtij vendimi për gjetjen e eshtrave të tyre.

Çfarë flitet për zonën e njohur si “Qershia”?

Një gropë gjigante pas burgut të Burrelit shërbeu si varr masiv. Në anë të gropës nuk kishte asnjë lloj bimësie, përveç një qershie që u bë simboli i vdekjes, ishte një kodrine me shkurrnajë, një baltë e kuqe dhe gjithë gurishtë (tregojnë të burgosurit politikë). Sipas llogaritjeve aproksimative, në Burgun e Burrelit që nga 1946-a deri në 1990-n kanë vdekur rreth 400 të burgosur. Burgu u ndërtua nga mbreti Zog si institucion i sigurisë së lartë për të burgosurit, por ai u përdor që në vitet e para nga komunistët për dënimin e kundërshtarëve politikë. Një metodë e lashtë u përdor për të zhdukur gjurmët e krimit; për të zhdukur kufomat, punonjësit e burgut të Burrelit hidhnin mbi kufoma gëlqere, nga e cila shkriheshin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i burrelit burrel gerrmime per te zhdukurit ne burrel giuseppe terrusi koha e komunizmit ne shqiperi burgu i burrelit burrel gerrmime per te zhdukurit ne burrel giuseppe terrusi koha e komunizmit ne shqiperi

Sondazh

Poll