Aktualitet

Gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’, ish-gjyqtarja Margjeka përplaset me policët: Në burg ata që i dalin shtetit përbal

1 Tetor 2020, 07:01 Nga DOSJA
Gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’, ish-gjyqtarja

TIRANE– Ish-Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka u la sot nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në seancën e zhvilluar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Revolta e Margjekës nisi që në seancën e para 2 javëve, por vijoi edhe sot. Që para nisjes sot të seancës, ish-gjyqtarja kërkoi praninë e mediave në gjyq, teksa përsëriti se sipas saj, është sulmuar politikisht, për mosdhënien e mandatit për ish-kryebashkiaken e Durrësit, Valbona Sako. Seanca u zhvillua pa praninë e mediave me kërkesë të prokurorisë, pasi prishet sekreti hetimor.

Sërish në dalje, ish-gjyqtarja u revoltua dhe u përplas me policët që kishin për detyrë shoqërimin e saj. Ajo kërkoi disa herë të merrte fjalën para gazetarëve, por policia nuk e lejonte pasi kërkonte shoqërimin e saj. Margjeka thotë se të gjitha akuzat janë bërë për të prishur imazhin e saj, dhe se shuma prej 6 mijë euro për të liruar një të burgosur nga qelia, është propagandë. Mospraninë e mediave në sallë, ish-gjyqtarja e ‘kompesoi’ duke i dhënë dosjen e plotë në ngarkim të saj, gazetares Klodiana Lala.

Mimoza Margjeka, e komanduar si ish-gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua disa ditë më parë bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.

(F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja gjyqi per mimoza margjeken mimoza margjeka arrestohet gjyqtarja gjyqi per mimoza margjeken mimoza margjeka

Sondazh

Poll