Aktualitet

Lufta me COVID/ Tritan Kalo mesazh mjekëve: E vetmja PPP e pranueshme, pa asnjë drojë mbetet puna

1 Tetor 2020, 07:05 Nga DOSJA
Lufta me COVID/ Tritan Kalo mesazh mjekëve: E vetmja PPP e pranueshme, pa

TIRANË- Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo në një postim në radhës në Facebook shkruan se e vetmja PPP e pranueshme është puna, përkushtimi dhe profesionalizmi. Kalo thekson se mantelbardhi (mjeku) duhet të mbetet i tillë për sa kohë frymon.

“E vetmja PPP e pranueshme pa asnjë drojë e jetës sime ishte dhe mbetet: Punë, Përkushtim dhe Profesionalizëm kudo dhe në çdo moment…MANTELBARDHI duhet të mbetet i tillë për sa kohë që ai frymon….”Ad astra per aspera” – shprehet Latini….”, shkruan mjeku.

Ndërkohë, që prej muajit mars mjekët, kryesisht të dy spitaleve COVID janë në luftë me koronavirusin. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 pacientë të tjerë, ndërkohë janë konfirmuar edhe 131 raste të reja. Sakaq, 5 personave ndodhet në gjendje të rëndë në spitalet COVID.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo tritan kalo

Sondazh

Poll