Aktualitet

Vendimi i Qeverisë/ 1000 mësues shtesë për të përballuar Covid-19, pagat dhe rekrutimi i tyre

1 Tetor 2020, 06:21 Nga DOSJA
Vendimi i Qeverisë/ 1000 mësues shtesë për të

TIRANE– Këshilli i Ministrave vendosi ditën e djeshme që të punësojë 1 mijë mësues shtesë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Sipas VKM-së, punonjësit arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme rekrutohen nga portali “Mësues për Shqipërinë” për sistemin arsimor parauniversitar (arsimi bazë, gjimnazi dhe arsimi i mesëm i orientuar), me qëllim përballimin e nevojave për punonjës arsimorë shtesë gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, për vitin shkollor 2020-2021.

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT MAKSIMAL TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PËR MINISTRINË E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ditën e djeshme po ashtu njoftoi se do të punësohen 1,000 mësues të tjerë në të gjithë Shqipërinë. Vendimi është marrë nga drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore dhe është miratuar nga Këshilli i Ministrave.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet punesimi i mesuesve rekrutimi i mesuesve punesimi i mesuesve rekrutimi i mesuesve

Sondazh

Poll