Aktualitet

Nuk do të ketë reshje shiu, por ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme (HARTA)

1 Tetor 2020, 05:45 Nga DOSJA
Nuk do të ketë reshje shiu, por ulje temperaturash, ky është

SHQIPËRI- Sot nuk do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Meteoalb parashikon se sot do të kemi një mot të qëndrueshëm, me kthjellime. Ndërkohë gjatë ditës së sotme do të kemi një ulje të temperaturave. Sipas Meteoalb, temperaturat minimale do të shkojnë deri në 5 gradë, ndërsa ato maksinale deri në 23 gradë.

PARASHIKIMI: 

Moti i qëndrueshëm do të vijojë dhe ditën e sotme. Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe motit të freskët deri në mesditë në të gjithë vendin tonë. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave dhe ndonjë shi të izoluar në veri të vendit ndërsa pjesa tjetër do të vijojë me kthjellime. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 1 tetor 2020 moti 1 tetor 2020

Sondazh

Poll