Sot hapen bar-kafetë, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura/ Stafi me maska, s’ka vetëshërbim, tavolinat me di
1 Tetor 2020, 05:29Nga DOSJA
SHQIPËRI- Nga sot, hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave, pas rreth 7 muajsh të mbyllura. Kështu qytetarët shqiptarët tashmë e kanë mundësinë të konsumojnë një kafe në ambinetet e brendshme të lokalEve, të hanë një drekë brenda në restorant, apo të frekuentojnë pishinat.
RREGULLAT:
Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë bëri edhe publike protokollet e sigurisë që duhet të zbatojnë këto biznese. Sipas protokollit, në ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve duhet të ketë një korridor të dedikuar për klientët deri në arkë dhe një korridor për daljen nga ambienti në mënyrë që klientët të mos kenë kontakt me njëri tjetrin.
Po kështu nëpër lokale nuk do të ketë vetëshërbim dhe lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht. Në ambientet e brendshme të këtyre bizneseve do të respektohet distanca prej 1.5 metër mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra.
Nëse pagesa bëhet në arkë duhet vendosur një xham peçigllazi midis punonjësit dhe klientit. Pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e bareve dhe restoranteve duhet të jetë në mënyrë të përsëritur disa herë në ditë, që nga ambientet deri tek dorezat e dyerve, tavolinat, tabakatë dhe çdo sipërfaqe tjetër.
Në pishina ajrosja e ambientetit duhet të bëhet 5 herë në ditë dhe duhet të dezinfektohet 3 herë në ditë. Asnjë personel nuk do të lejohet të punojë më temperaturë 37.5 dhe secili prej tyre është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar. Po kështu të gjithë punonjësit duhet të mbajnë maskë dhe për çdo simptomë të shfaqur duhet lajmëruar mjeku i familjes ose 127.
Në pishina, nëse evidentohet vetëm një rast me covid, do të mbyllet menjëherë i gjithë aktiviteti, pavarësisht hetimit epidemiologjik. Ato do të funksionojnë me orar dhe numri i frekuentuesve do të përcaktohet në varësi të hapësirës së biznesit.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR-Sonte në emisionin “Stop” u soll shqetësimi i një familjeje nga Shkodra. Një nxënëse ekselente, Evina Komi, është përzgjedhur nga Ministria e Arsim...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk do ta rinovojë qëndrimin e përkohshëm të disa të burgosurve në shtëpi, të cilët u dërguan pranë të af...
TIRANË– Fiks Fare solli mbrëmjen e së mërkurës se si një infermier shfrytëzon situatën e krijuar nga Covid-19 për të patur përfitime personale. Edhe pse kj...
TIRANË– Eksperti i së drejtës ndërkombëtare dhe studiuesi Roland Gjoni ka lajmëruar arrestime në Shqipëri dhe në Maqedoni në kuadër të aksioneve të policis...
PEQIN– 170 të dënuar në burgun e Peqinit kanë dy ditë në grevë urie. Ata pretendojnë se shteti ka ndikuar në krimet e kryera prej tyre dhe shprehen se do ...
TIRANË– Ish-anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi pritet që të marrë një post të ri. Dosja.al mëson se Skënderi, pritet që të emërohet zyrtarisht në krye ...
GREQI- Detaje të reja kanë dalë në gjyqin e zhvilluar ditën e sotme në lidhje me vrasjen e avokatit të njohur grek në Athinë Mihalis Zafiropulos. Për vrasjen e ...
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ditën e sotme ka njoftuar se do të punësohen edhe 1,000 mësues të tjerë në të gjithë Shqipërinë. Vendimi është marrë...