Aktualitet

Shkarkohet ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi

30 Shtator 2020, 18:31 Nga DOSJA
Shkarkohet ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës,

TIRANË– Ferdinand Elezi është lënë përfundimisht jashtë drejtësisë. Përmes një njoftimi, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, bëri me dije se ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së në lidhje me ish-drejtuesin e Porkurorisë së Apelit në Durrës. 

Njoftim vendimi: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi, kundër vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.09.2020.

Në muajin proill të vitit të shkuar, trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici vendosi shkarkimin e Ferdinand Elezit nga detyra.  Sipas KPK-së Elezi kishte probleme me pasurinë për shkak të blerjes të dy apartamenteve dhe mospagimit të taksës nga fitimet e qirasë së apartamentit në Tiranë pranë Komunës së Parisit. Elezi ishte shprehur se pasurinë e ka vënë me punë ndërsa taksën për të ardhurat nga qiraja nuk e dinte se duhet t’i paguante dhe sapo është njohur me këtë fakt i ka paguar.

Kush është Ferdinand Elezi?

Ferdinand Elezi është diplomuar jurist në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1996. Ai ka kryer gjithashtu Master të Nivelit të Dytë si dhe ka përfunduar studimet Doktorale në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2012. Elezi e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Kavajës në vitin 1999, ndërsa gjatë viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në vitin 2005 ai është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2006.

Përgjatë viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës. Ferdinand Elezi ishte një ndër kandidaturat e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, e cila u mbyll me zgjedhjen e Arta Markut në dhjetor të vitit 2017.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand elezi shkarkohet ferdinand elezi ferdinand elezi shkarkohet ferdinand elezi

Sondazh

Poll