Aktualitet

Tashmë mund të ankoheni online për çdo magjistrat, ILD-ja jep njoftimin e rëndësishëm, mënyra se si mund ta bëni

30 Shtator 2020, 16:19 Nga DOSJA
Tashmë mund të ankoheni online për çdo magjistrat, ILD-ja

TIRANË– Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ofron tashmë edhe mundësinë e ankimimit online për çdo magjistrat në vend, përfshi anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë ILD-ja që shkruan se përmes një formulari të posacëm dhe një udhëzues për plotësimin e tij që gjendet në faqen e ILD, çdo qytetar mund të bëjë ankimimin.

Ky proces mund të kryhet edhe pranë ILD dhe stafi i zyrës juridike dhe ankesave ofron asistencë për plotësimin e formularit nga e hëna në të premte nga ora 10.00 deri në orën 13.00. Ankimimi mund të bëhet edhe me postë në adresën Bulevardi „Dëshmorët e Kombit“, Sheshi „Nënë Tereza“, godina nr.13 (në krah të Pallatit të Kongreseve).  Formulari dhe udhëzuesi gjenden në linkun e mëposhtëm.

Njoftimi nga ILD-ja

Përshëndetje kolegë, ju njoftoj se zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ofron tashmë edhe mundësinë e ankimimit online për çdo magjistrat në vend, përfshi anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Një formular i posacëm dhe një udhëzues për plotësimin e tij gjendet në faqen e ILD. Ky proces mund të kryhet edhe pranë ILD dhe stafi i zyrës juridike dhe ankesave ofron asistencë për plotësimin e formularit nga e hëna në të premte nga ora 10.00 deri në orën 13.00. Ankimimi mund të bëhet edhe me postë në adresën Bulevardi „Dëshmorët e Kombit“, Sheshi „Nënë Tereza“, godina nr.13 (në krah të Pallatit të Kongreseve).  Formulari dhe udhëzuesi gjenden në linkun e mëposhtëm.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ankimi online ne ild inspektori i larte i drejtesise ankimi online ne ild inspektori i larte i drejtesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Shtator 2020, 13:43

A. K nuk e kishte parë ndonjëherë nga afër derën e policisë. Por erdhi dita dhe për të që të kërkojë takim për një çështje sipas tij të ngutshme dhe urgj...