Aktualitet

VENDIMI/ Ministrja e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm: 1 mijë mësues shtesë për të përballuar nevojat gjatë pandemi

30 Shtator 2020, 17:06 Nga DOSJA
VENDIMI/ Ministrja e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm: 1

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ditën e sotme ka njoftuar se do të punësohen edhe 1,000 mësues të tjerë në të gjithë Shqipërinë. Vendimi është marrë nga   drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore dhe  është miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Vendimi vjen si qëllim për të përballuar pandeminë e Covid-19 duke qenë se tashmë në të gjithë shkollat e Shqipërisë mësimi zhvillohet me turne dhe jo si zakonisht.

Postimi i Plotë

1,000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratua sot me vendim të Këshillit të Ministrave. Me këtë lajm e nisa sot takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe. Në këtë kuadër, i falënderova për përballimin me sukses të nisjes së vitit të ri shkollor dhe kërkova që akoma me më tepër përkushtim të mbajnë në vëmendje maksimale respektimin e masave anti-COVID në çdo institucion arsimor, si dhe të shtojnë përpjekjet dhe inspektimet në terren në mënyrë që të garantohet se #rregullat zbatohen nga të gjithë. Sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për të kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi koronavirusi ne shqiperi evis kushi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll