Aktualitet

“Vidhnin dhe përdornin metoda barbare për…”/Shkatërrohet banda e rrezikshme e të miturve në Greqi, në pranga 22 shqi

30 Shtator 2020, 16:48 Nga DOSJA
“Vidhnin dhe përdornin metoda barbare

GREQI- Policia greke ditëne  sotme ka shkatërruar bandën kriminale të cilët kryenin sistematikisht grabitje në zonën më të madhe të qendrës së Athinës. Sipas mediave të huaja  nga kjo bandë 26 persona janë arrestuar prej të cilëve 22 shqiptarë dhe 4 shtetas grekë, kryesiht të mitur.

Anëtarët e bandës, vepronin kryesisht në Sheshin Syntagma, Sheshin e Popullit, Thissio dhe pjesë të tjera qendrore të qytetit. Sipas policisë, ata ndoqën një metodologji specifike për kryerjen e grabitjeve. Fillimisht, ata u mblodhën në grupe në pjesë të ndryshme e të Athinës, ku gjetën “viktimat” e tyre për t’i shfritëzuar. 

Metodat e bandës ishin shumë të ashpra, madje anëtarët e saj nuk nguronin të përdornin edhe thikat për të trembur viktimat e tyre. Në shumicën e rasteve, anëtarët e bandës e rrethonin viktimën,dhe nën kërcënim dhe presion, e detyronin t’ju jepte sendet me vlerë dhe celularët.

Nëse viktima reagonte, atëherë rrihej barbarisht madje në disa raste viktimat e dhunuara u dërguan në spital me plagë të rënda. Ata akuzohen edhe për trafik lëndësh narkotike. Të gjithë do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Ndërkohë autoritet vendase u bëjnë thirrje prindërve të bëjnë kujdes lidhur me sjelljen agresive të të miturve dhe të raportojnë rastet e dyshuar se fëmijët e tyre janë bërë pjesë e bandave me qëllim për të parandaluar ngjarje edhe më të rënda kriminale.

Vetëm vitin e fundit sidomos mbas shpërthimit të pandemisë covid 19, janë shtuar ndjeshëm krimet e të miturve në vend, përkundër krimeve të të rriturve që kanë pësuar një rënie me më shumë se 12%

Burimi: kathimerini.gr

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shkatterohet banda kriminale ne greqi greqi shkatterohet banda kriminale ne greqi

Sondazh

Poll