Aktualitet

“Nesër do takoj të madhin”/ Zbardhen PËRGJIMET, si “banda e shqiptarëve në burgun e Koridhalos” organizoi vrasjen e

30 Shtator 2020, 18:30 Nga DOSJA
“Nesër do takoj të madhin”/ Zbardhen PËRGJIMET, si

GREQI- Detaje të reja kanë dalë në gjyqin e zhvilluar ditën e sotme në lidhje me vrasjen e avokatit të njohur grek në Athinë Mihalis Zafiropulos. Për vrasjen e tij janë akuzuar tre shqiptarë Arbër Bako, Olti Duçe dhe Klodian Lekocaj. Sipas mediave greke gjatë seancës gjyqësore ka qenë vetë djali i viktimës ka sjellë disa përgjime. Në bisedë bëhet fjalë për një dialog i zhvilluar mes Zafiropulos, dhe një personi me pseudonimin “Vas”, ku sipas djalit të avokatit që u vra nga shqiptarët që sipas djalit të avokatit shqiptarët nëpërmjet bisedave kanë organizuar dhe vrasjen e avokatit.

Pjesë nga biseda

“Vas”: Përshëndetje, Michalis. Duhet ta di sa më shpejt të jetë e mundur që ajo që ju thashë është e vërtetë. Shiko nëse kemi lajme, sa më shpejt të jetë e mundur…

Michalis: Ok

Më 24/7/2017 zhvillohet një bisedë tjetër:

“Vas”: K më tha K (i referohet Klodian Lekocajt) .. Kush nga ju të dy është tradhtari? Më i moshuari në moshë?

Michael: Me i madhi. Tjetri pajtohet me ty. Nesër kam një takim me të madhin (avokat).

Duke vazhduar dëshminë e tij, djali i Zafiropulos deklaroi se të nesërmen babai i tij kishte patur një takim me avokatin Alexandros Lykourezos, i cili përfaqësonte George Antonopoulos në çështjen e atentatit të tij.

Shqiptari Klodian Lekocaj është i burgosur që prej shtatorit të vitit 2018 në burgun e Koridalos në Athinë. Lekocaj mësohet se ka pasur një ndikim të madh mbi mafien në Greqi. Edhe pse ai është i burgosur ka arritur gjithmonë që t’u japë urdhra “ushtarëve” të tij nga qelia. Lekocaj akuzohet për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bandiol Tusha në burgjet greke. Përgjimet e policisë greke nxjerrin së fundmi, se Lekocaj ka urdhëruar vrasjen e të dy shqiptarëve, por arsyet nuk janë bërë ende publike. Organi i akuzës gjithashtu ka prova se shqiptarët në bashkëpunim me grekët kanë vrarë avokatin grek Mixalis Zafiropoulo. Banda përgatiti edhe arratisjen nga burgu i Koridalos të dy vëllezërve Leonard Pepa dhe Elvis Pepa.

Në burg është ekzekutuar gjithashtu edhe Bardhyl Tusha, i cili dyshohet se strehoi në shtëpinë e tij njërin prej vrasësve të avokatit grek. Policia tha se kishte vdekur nga mbidoza e drogës, por familjarët deklarojnë se ai nuk konsumonte lënde narkotike dhe se ishte helmuar nga banda e ciganëve në burg. Tashmë shqiptarët kanë kundër edhe biznesmenin grek që i porositi për vrasjen e avokatit. Ai gjithashtu ka bandën e vetë që eliminon dëshmitarët duke e kthyer kështu situatën në burgjet greke mjaft dramatike.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arber bako aristides floros klodian lekocaj olti duçe arber bako aristides floros klodian lekocaj olti duçe

Sondazh

Poll