Art&Argëtim

‘Kur nuk i bëri për 8 vjet, llogarite tani. Kush i ha këto?/ “Bumerangu” i fjalëve, ja çfarë thoshte Rama për Beris

30 Shtator 2020, 17:06 Nga DOSJA
‘Kur nuk i bëri për 8 vjet, llogarite tani. Kush i ha

TIRANË– Kur na ndajnë edhe 6 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka “hapur” thesin dhe ka nisur premtimet elektorale të radhës. Bashkë me rritjen e rrogave për bluzat e bardha dhe mësuesit, në fjalën e tij në takime të ndryshme kreu i socialistëve ka vijuar premtimet e tij për rilindje urbane dhe përfundimin e projekteve që ende nuk kanë nisur, siç janë aeroportet e Vlorës dhe Kukësit.

Por në vetëm 6 muaj kohë, ku në dispozicion kishte plot 8 vite, na kujton një deklaratë që vetë ai e ka bërë për kundërshtarin e tij politik vite më parë, ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë fushatës, në një nga mitingjet e tij, Rama thoshte se Berisha ishte i lodhur dhe nuk do të kishte një mundësi të tretë për të bërë punën që duhet ta kishte mbyllur për 8 vite.

“Kur nuk i bëri për 8 vjet, llogarite tani që është i lodhur, i rraskapitur, i mbaruar, do i bëjë për 6 muaj…eh kush i ha këto?,”-thoshte Rama.

Po tani që është në të njëjtat pozita me liderin historik të  PD-së, a mendon njësoj edhe për veten? Mos ndoshta premtimet 6 muaj para zgjedhjeve duhet të ishin mbajtur me kohë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur edi rama sali berisha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 edi rama sali berisha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll