Art&Argëtim

“Në kasolle dhe varfëri ekstreme”/ Nga abuzimet, tek tentativa e motrës për ta shitur, rrëfimi tronditës i Mariah Care

30 Shtator 2020, 12:55 Nga DOSJA
“Në kasolle dhe varfëri ekstreme”/ Nga abuzimet, tek

SHBA– Pas kaq shumë vitesh në skenat botërore, Mariah ka vendosur ta rrëfejë për herë të parë historinë e saj, ku thotë se është dhunuar vazhdimisht nga familjarët e saj, ndërsa sherret kanë qenë të shpeshta në familje.

Në një rast asaj i është dashur të 12 policë për të ndarë të atin që zihej me vëllain e saj të madh. Kur ishte vetëm 3  vjeç, nëna e saj u divorcua nga i ati dhe për shumë vite i është dashur të jetojë nëpër kasolle, mes një varfërie ekstreme dhe dhunës së përhershme.

Por edhe mes racizmit, pasi ajo nuk ishte e bardhë. Mamaja e saj ishte braktisur nga familja, pasi të martoheshe me një njeri me ngjyrë në atë kohë, ishte diçka e paimagjinueshme.  Për këtë arsye ata kanë vuajtur për një kohë të gjatë.

Më tej Mariah tregon se është dhunuar nga motra e saj më e madhe, Alison, e cila madje, kur ishte 12 vjeç, ka tentuar ta shesë Mariah, për prostitucion. Por gjithçka ndryshoi kur ajo takoi Tommy Mottolan, bosin e Columbia Records dhe Sony Music.

Carey thotë se gjithë karrierën e saj  ia detyron pikërisht atij, megjithëse erdhi me një çmim të rëndë. Këngëtarja u martua me të në vitin 1993, kur ishte vetëm 18 vjeç.

Ai ishte 21 vjet më i madh dhe sponsorizoi karrierën e saj, duke paguar plot 1 milion dollar për albumin e parë të Carey. Por ajo nuk pati kurrë një tërheqje fizike dhe seksuale ndaj tij, dhe martesa me Mottola u kthye një ferr i vërtetë, pasi ai e kontrollonte kudo atë.

Carey thotë se ndihej si në burg, pasi ai i kishte vënë kamera në çdo ambient të shtëpisë për ta kontrolluar, ndërsa i kishte vënë edhe roje të shumtë, të cilët e ndiqnin në çdo hap. Këngëtarja thotë se mbante gjithmonë një çantë me rroba, gati për t’u arratisur, por kishte frikë ta bënte një gjë të tillë, pasi njëherë Mottola e kërcënoi me thikë, në sy të shumë njerëzve të tjerë.

Gjithçka ndryshoi kur ajo njohur sportistin Derek Jeter, me të cilin u arratis. Ai ishte mashkulli i dytë në jetën e saj, ndërsa më pas pati një mori meshkujsh në jetën e saj, shumë prej të cilëve ajo nuk do t’i përmend, për shkak të zhgënjimeve.

Mes tyre edhe reperin Eminem, me të cilin pati një histori të shkurtër. Në vitin 2008 ajo u martua me komedianin Nick Cannon, me të cilin bëri dy fëmijë, para se të ndahej në vitin 2016.

“Fëmijët e mi nuk vuajnë si unë. Atyre të paktën s’do t’iu vijë ndonjëherë policia në derë.”- u shpreh Carey, e cila gjithsesi, nuk pranon të flasë për problemet e tashmë, siç është sëmundja bipolare nga e cila ajo vuan.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz mariah carey mariah carey

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Shtator 2020, 07:55

TIRANE-Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka treguar se këto kohë nuk e ka bërë gjumin aspak rehat për shkak të disa shqetësimeve.Nëpërmjet instatstoryt Ramosaj ka rrëf...