Art&Argëtim

“Pse ia vure flakën o? Pse i djeg?”/ Me të birin e mitur mes ullinjëve që digjen, PAMJET e piromanit nga Narta bëjnë x

30 Shtator 2020, 13:57 Nga DOSJA
“Pse ia vure flakën o? Pse i djeg?”/ Me të birin e mitur

VLORË– Një 37-vjeçar me iniciale H.Xh., është prangosur pas publikimit të disa pamjeve në rrjetet sociale, teksa ai shihet duke u vënë flakën disa ullinjëve në Vlorë. I riu nga Narta e Vlorës gjatë pastrimit të territorit ka djegur pjesërisht 4 ullinj në pronësi të 85-vjeçarit me iniciale Dh. S., në zonën e Nartës.  

Gazetari Enrik Mehmeti ka filmuar gjithçka, madje në një moment 37-vjeçari shfaqet bashkë më të birin e mitur në mes të pemëve që digjet. Në një moment gazetari e pyet se përse po i djeg pemët, por merr një përgjigje që nuk kuptohet nga banori i Nartës. 

Pse ia vure flakën o? Pse ia vure flakën? Pse i djeg?,”-dëgjohet të thotë gazetari ndërkohë njoftoi zjarrfikësen për të fikur flakët.

“Është shumë e dhimbshme, djegia e ullinjve shumëvjeçarë në anë të autostradës së Vlorës është bërë veç e veç, çka tregon se është e qëllimshme”,- shton ai në video.

Tanimë ndaj të riut ka nisur një procedim penal nën akuzën e “shkatërrimit të pronës me zjarr”, dhe të gjitha materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale djegia e ullinjeve ne narte narte djegia e ullinjeve ne narte narte

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Shtator 2020, 07:55

TIRANE-Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka treguar se këto kohë nuk e ka bërë gjumin aspak rehat për shkak të disa shqetësimeve.Nëpërmjet instatstoryt Ramosaj ka rrëf...