Art&Argëtim

“Po të ishin shqiptarë do kishin më shumë sukses”, Aurela Gaçe ironizon kolegët pas klipit të JLo dhe Maluma-s

30 Shtator 2020, 12:54 Nga DOSJA
“Po të ishin shqiptarë do kishin më shumë

TIRANE–  Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka thumbuar këngëtarët shqiptarë përmes rrjeteve sociale. Gaçe shkruan se Maluma dhe Jenniffer Lopez nuk i kanë aq klikime brenda nje dite sa kanë shqiptarët.

Ajo thekson se kënga “Pa ti” ka mbledhur 3 milionë e 500 mijë shikime në 3 ditë, ndërkohë që në YouTube kanë 13, 4 milionë subscribers.

“3 ditë, 3 milionë e 500 mijë shikime. Ndërkohë, Subscribers në Youtube. 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansat (që dmth o kanë këta o s’di tjetër) ose s’dinë te blejnë, ose ose, duhet të ishin shqiptarë që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh. Ah, nejse thuaj. Po të ishin këtu, do të kishin thyer rekorde edhe më shumë se kaq. Do të shkruante edhe media për thyerje rekordesh. Po nejse thuaj. Hajt natën”, ka shkruar Aurela në profilin e saj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe aurela gaçe

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Shtator 2020, 07:55

TIRANE-Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka treguar se këto kohë nuk e ka bërë gjumin aspak rehat për shkak të disa shqetësimeve.Nëpërmjet instatstoryt Ramosaj ka rrëf...