Art&Argëtim

Gara për një post në KQZ/ Rusmali iu ‘vjedh’ zemrat politikanëve. Murrizi i jep këshillë: Nder që kandidon se ishe zv

30 Shtator 2020, 14:52 Nga DOSJA
Gara për një post në KQZ/ Rusmali iu ‘vjedh’ zemrat

TIRANË– Kandidatura e ish-zv.kryeministrit Ilir Rusmali ka ekzaltuar të gjithë anëtarët e Komisionit të Posaçëm për Përzgjedhjen e Anëtarëve të KQZ-së së re. Të gjithë me radhë duke nisur nga deputeti socialist Adnor Shameti deri tek Myslim Murrizi kanë shprehur vlerësimet për të. Madje Murrizi ka shprehur publikisht se do t’i japë votën duke i dhënë edhe këshilla për të ardhmen.

PJESË NGA SEANCA DËGJIMORE: 

Ilir Rusmali: Administratën e pavarur e duan të gjithë palët politike. Ky vullnet kaq i hekurt është burim frymëzimi dhe optimizmi për të marrë përsipër një detyrë kaq të vështirë. Besoj që sfida e madhe.

Shameti: Dua të jap një konsideratë personale. Është personale, jo politike. Aplikimi i bën nder procesit, nuk kam veçse vlerësimet më të larta. Personalisht flas. Vlerësoj dorëheqjen tuaj vite më parë për diçka që nuk kishte lidhje me ju. Është stadard që nuk është mbajtur. Kam dy pyetje; Duke qënë vazhdimisht në cilësinë e ekspertit, a ndjeheni në konflikt interesi? Dhe e dyta a ndjeheni dashuritë e vjetra politike (flet për PD) në krye të këtij misioni?

Rusmali: Mund t’ju përgjigjem pyetje, e vlerësoj eksperiencën politike si eksperiencë. Jam distancuar për arsye që dihen. E them hapur partinë që votoj. Por nëse e konsideroni si sekret vote, e lëj këtë gjë. Unë nuk them që s’do lexoj gazetat. Por mund t’ju them që roli si ekspert, votimit si shtetas do t’i rri larg. Ky mund të ishte një standard që mund ta imagjinoja. Jam votues i rregullt. Kjo përsa i përket raporteve me politikën. Për konfliktin e interesit ka një lloj keqkuptimi popullor. Shohin konflikin e interesit pas çdo veprimtarie. Është e pastër dhe e thjeshtë. Raporti im me reformën zgjedhor ka qënë raporti i një eksperti. Jam përpjekur të jap ekspertizën time më të mirë. Kam shkruajtur vetë dhe për një pjesë në bashkëpunim mori të neneve dhe drafteve tuaja. Unë s’kam miratuar asnjë prej tyre. Nuk jam autori i draftit të refomës. Ju i kënë dhënë votën dhe jetën. Debati për konfliktin e interesit nuk shtrohet dot.

Murrizi: Nuk e kam pyetje më shumë sesa shprehje opinion timin. Nuk e quaj konflikt interesi. Erdhën në politikë jo si politikan dhe në mënyrën më dinjitoze. Ndoshta shumë çuditeshin. Unë besoj që nuk e kemi luksin ne si Kuvend që një zv.kryeministër ofrohet që të bëhet komisioner. Nuk shoh cen në qënien tuaj. Konflikt interesi kemi parë të gjithë ata që hartuan ligjet e reformës edhe pse e kishin të shkuar, sot i kemi drejtues KLP dhe KLGJ. Absolutisht që do të të votoj pro. Mendoj që i bëj nder zgjedhësit shqiptar. Faleminderit që ke aplikuar. Mos u mërzit që do kesh edhe foto duke pirë kafe me Damianin. Siç më nxjerrin mua në foto, do të të nxjerrin dhe ty. Futi një mendje të lehtë. Të gjithë këta që fluturojnë me duken si tollumbace të mbushur me fleta preshi.

Stojku: Kemi pasur marrëdhënie ekspertizë në Kuvend. Dua të shpreh vlerësimin tim. Kemi pasur emocione pozitive. Është e vërtetë ajo që deklaroi. Nuk di ç’të them më tepër se kaq faleminderit.

Gjiknuri: Unë u shterova nga kolegët. Nuk e dija por më tha dhe Myslimi.

Me kandidatët e sotëm mbyllet seanca e dytë dhe e fundit dëgjimore e Komisionit të Posaçëm për Përzgjedhjen e Anëtarëve të KQZ-së së re. Seanca dëgjimore e arriti kulmin e arriti gjithçka me prezantimin e Ilir Rusmalit, i cili ka qenë zv/kryeministër në kohën e Partisë Demokratike. Murrizi pretendon se mes kandidatëve ka ish-sigurimsa të shtetit, ndërsa Bylykbashi kërkoi zgjedhjen e kandidatëve që vlejnë dhe jo ata që përfaqësojnë interesat politikë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ilir rusmali kandidatet per kqz e re kqz e re ilir rusmali kandidatet per kqz e re kqz e re

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Shtator 2020, 07:55

TIRANE-Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka treguar se këto kohë nuk e ka bërë gjumin aspak rehat për shkak të disa shqetësimeve.Nëpërmjet instatstoryt Ramosaj ka rrëf...