‘Do bëhet javën tjetër…’/ Rritja e pagave me 40% për bluzat e bardha dhe mësuesit! Pse ngurron Rama? Kryeministri ako
TIRANË– Premtimi i kryeministrit Edi Rama se do të rrisë me 40% pagat e mjekëve, infermierëve dhe të mësuesëve ka qënë lajmi më i mirëpritur i javëve të fundit. Lajmin e bërë të ditur vetë kryeministri më 23 Shtator gjatë një komunikimi në rrjetet e tij sociale, ku edhe shprehej se rritja e të ardhurave për kategoritë e sipërpërmendura ishin të merituara.
E teksa përballej me akuzat e opozitës se e gjitha bëhej për të siguruar sa më shumë vota për zgjedhjet e 25 prillit, Rama e mohoi kategorikisht duke u shprehur se tani iu dha mundësia dhe e bëri. Madje ai shtoi se do të japë më shumë detaje javën e ardhshme.
“Javën e ardhshme do të publikojmë rritjen masive të rrogave për mjekët. Kur fola për mësuesët, na thanë kur e keni 40%, ne llogarinë e kemi. Mjekët dhe mësuesit i kemi në fokus shumë thjesht. Do e shohim që ky është një zotim i mundur. Fokusohemi tek informohemi dhe të nxitim punësim”,-tha Rama. (Shiko këtu)
Një javë kaloi… Dje shefi i kabintetit doli në një konferencë për shtyp bashkë me ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetajn dhe me ministren e Financave, Anila Denaj. Sërish kryesocialisti përmendi se javën që vjen do të merret një vendim final në lidhje me rritjen e pagave për mësuesit, mjekët dhe infermierët edhe pse 7 ditët që kërkoi kaluan.
“Javën tjetër do kemi besoj komunikimin final për pagat e mjekëve dhe mësuesëve dhe do vijmë me llogari me fakte dhe me shifra. Përqeshja e shifrave në emër të popullit është bërë një sëmundje që duhet kuruar,”-shtoi kryeministri.
Na mbetet të presim për javën tjetër (nëse prezantohet) për detajet nga plani. Por e gjitha varet nga axhenda e kryeministrit, i cili kohën e tij nuk ia dedikon vetëm prezantimit të premtimeve. Me detyrat si kreu i OSBE, vizitat në Greqi, Turqi dhe Mal të Zi, me mbledhjet në selinë e PS për të ndarë punën për zgjedhjet e 25 prillit, Rama ndodh që të shtyjë ose të harrojë pa të keq. Ne (që jemi pak më të lirë me kohën) do ta presim derisa të mbarojë detyrimet dhe të na dedikojë pak nga koha e tij.
(f.g.k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Tërmetet nuk mund të parashikohen, por si mund të mbrohemi?
Shqipëria është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Vendi ynë bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet të lartë...
Vëzhgimi/ Basha mund Ramën, kryeministri humb popullaritetin, ‘Ekonomia’ s’është pika e tij e fortë… si e braktisë
TIRANË- Ekonomia ishte kryefjala e konferencave të ndara të dy liderëve politikë në Shqipëri. Por rezultati ishte edhe më surprizë, më së paku virtualisht,...
Sugjerim për bandillët e ekraneve të Tiranës
Kur thirrni në studio pashallarët me shtatë tuje, kuq apo blu qofshin, u bëni një pyetje të thjeshtë:Përse Shqipëria, vend anëtar i NAT0-s, nuk e ka ngritur asn...
Vendi i shqiponjave ku bëhet jeta e pëllumbave
SHQIPËRI 1939 Indro Montanelli, një ndër intelektualët dhe historianët italianë më të spikatur të shekullit XX, ndoqi atin e tij, një funksionar të Minist...
Nevoja për të ndalur rrënimin e sistemit tatimor
Një senegalez, brazilian apo kinez vjen të luajë futboll në Shqipëri dhe paguhet 5 mijë euro në muaj. Ai nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi të ardhurat në dy...
Naftëtaret, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!
Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: ...
Një Bibliotekë Kombëtare, ideja lindi në Shkodër
Edhe pse i botuar mes një mori dokumentesh të tjera, njoftimi duket të mos ketë tërhequr vëmendjen për përmbajtjen e tij. Në 100-vjetorin e Bibliotekës Kombëtar...
Fjolla nuk është shtatzënë, por na ngeli mjeku me barrë tani
TIRANE– Për ti shpëtuar qëndrimit në burg, këngëtarja kosovare Fjolla Morina sajoi një shtatzani. Ishte në vendin e duhur për këtë punë.Këtu edhe të lënë ...
Kollomoqi që na jep çdo ditë Qeveria
Gjatë viteve 80’, teksa “ZIS-at” e Partisë transportonin në autokolonë, misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në Lushnjë, py...