Insights

Tërmetet nuk mund të parashikohen, por si mund të mbrohemi?

29 Shtator 2020, 15:48 Nga DOSJA
Tërmetet nuk mund të parashikohen, por si mund të mbrohemi?

Shqipëria është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë.  Vendi ynë bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në zonën mesdhetare ndodhin rreth 15% e tërmeteve në botë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80% e tërmeteve, ndodhin në unazën e Paqësorit. Pikërisht kjo është arsyeja që vendi ynë shpeshherë goditet nga tërmetet. Shkaku i tyre është përplasja e mikropllakave të Adriatikut, të cilat janë pjesë e dy pllakave të mëdha kontinentale, që janë pllaka Afrikane dhe pllaka Euroazitike. Si pasojë e lëvizjes, ato goditen në buzët e tyre dhe tensionojnë, sforcojnë, pjesët e brendshme dhe për pasojë në ato pjesë ku nuk mbahet ky sforcim, atëherë toka në ato pjesë këputet dhe ndodh ai që e quajmë tërmet.

Historiku i Termeteve në Ballkan (1904-2010).

Rajoni i Ballkanit është një nga zonat më aktive sizmike në Evropë, ku dëmtime të mëdha materiale dhe humbje njerëzore për shkak të tërmeteve janë regjistruar gjatë gjithë historisë.

Humbjet katastrofike u shkaktuan nga 62 tërmete në vendet brenda rajonit: Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Rumania, Bullgaria, Maqedonia dhe Greqia.

Një numër i konsiderueshëm i njerëzve në rajonin e Ballkanit u vranë (4974) ose u prekën (2033723) nga tërmetet dhe që shumë vende pësuan dëme të konsiderueshme materiale (10410,16 milion USD. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog termetet ne shqiperi termetet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Insights 26 Shtator 2020, 10:09

Sugjerim për bandillët e ekraneve të Tiranës

Kur thirrni në studio pashallarët me shtatë tuje, kuq apo blu qofshin, u bëni një pyetje të thjeshtë:Përse Shqipëria, vend anëtar i NAT0-s, nuk e ka ngritur asn...

Insights 26 Shtator 2020, 07:03

Vendi i shqiponjave ku bëhet jeta e pëllumbave

SHQIPËRI 1939 Indro Montanelli, një ndër intelektualët dhe historianët italianë më të spikatur të shekullit XX, ndoqi atin e tij, një funksionar  të Minist...

Insights 25 Shtator 2020, 14:58

Nevoja për të ndalur rrënimin e sistemit tatimor

Një senegalez, brazilian apo kinez vjen të luajë futboll në Shqipëri dhe paguhet 5 mijë euro në muaj. Ai nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi të ardhurat në dy...

Insights 22 Shtator 2020, 09:24

Kollomoqi që na jep çdo ditë Qeveria

Gjatë viteve 80’, teksa “ZIS-at” e Partisë transportonin në autokolonë, misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në Lushnjë, py...