Insights

29 Shtator 2020, 16:24 Nga DOSJA

TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka lënë të papunë dhjetra mijëra persona në mbarë globin dhe përjashtim nuk bën as Shqipëria. Por për vendin tonë, ende nuk ka shifra konkrete sesa persona kanë humbur vendin nga i cili siguronin të ardhurat. Numri që dha kryeministri Edi Rama sot gjatë konferencës për shtyp, e cila si kishte në fokues ekonominë dhe rindërtimin janë shumë larg atyre që vetë i ka dhënë disa muaj më parë. 

Sot Rama u shpreh se 33 mijë persona humbën vendin e punës nga kriza që prodhuan masat e marra ndaj Covid-19, të gjithë sipas tij me emra dhe mbiemra.

“Për personat që humbën vendin e punës gjatë karantinës, sot kemi një shifër të saktë. Kemi 13 mijë persona ende të pariintegruar, nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës. Flas për emra dhe mbiemra konkretë, persona të regjistruar dhe jo në terësi. Kemi humbur më pak. Sot jemi në kushtet kur janë 1 mln minus në Rumani, apo 45 mijë në Kosovë. Serbia 200 mijë,” – u shpreh kryeministri.

Por nuk ka dhënë të njëjtën shifër pak javë pasi Shqipëria kishte dalë nga shtetrrethimi për shkak të pandemisë së koronavirusit. I ftuar në emisionin “Open”, Rama foli për jo më pak se 70 mijë shqiptarë.

“Kemi pasur deri në fillim të muajit maj, kemi pasur rreth 70 mijë persona që kanë humbur vendin e punës, por shumë prej tyre janë rikthyer,”-tha kryeministri disa javë më parë. 

 

Derisa sa kryeministri të dalë me një shifër të vetme sesa njerëz në vend kanë humbur vendin e punës, numrat do të mbeten mister. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck edi rama koronavirusi ne shqiperi papunesia pas pandemise edi rama koronavirusi ne shqiperi papunesia pas pandemise

Sondazh

Poll

Insights 26 Shtator 2020, 10:09

Sugjerim për bandillët e ekraneve të Tiranës

Kur thirrni në studio pashallarët me shtatë tuje, kuq apo blu qofshin, u bëni një pyetje të thjeshtë:Përse Shqipëria, vend anëtar i NAT0-s, nuk e ka ngritur asn...

Insights 26 Shtator 2020, 07:03

Vendi i shqiponjave ku bëhet jeta e pëllumbave

SHQIPËRI 1939 Indro Montanelli, një ndër intelektualët dhe historianët italianë më të spikatur të shekullit XX, ndoqi atin e tij, një funksionar  të Minist...

Insights 25 Shtator 2020, 14:58

Nevoja për të ndalur rrënimin e sistemit tatimor

Një senegalez, brazilian apo kinez vjen të luajë futboll në Shqipëri dhe paguhet 5 mijë euro në muaj. Ai nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi të ardhurat në dy...

Insights 22 Shtator 2020, 09:24

Kollomoqi që na jep çdo ditë Qeveria

Gjatë viteve 80’, teksa “ZIS-at” e Partisë transportonin në autokolonë, misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në Lushnjë, py...