Insights

Nevoja për të ndalur rrënimin e sistemit tatimor

25 Shtator 2020, 14:58 Nga DOSJA
Nevoja për të ndalur rrënimin e sistemit tatimor

Një senegalez, brazilian apo kinez vjen të luajë futboll në Shqipëri dhe paguhet 5 mijë euro në muaj. Ai nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi të ardhurat në dy vitet e ardhshme. Një pastruese pastron tre shtëpi dhe paguhet nga 100 euro secila. Qeveria ja mbledh të tre pagesat dhe mbi shumën finale i ngarkon shkallarën progresive. Ky është shteti progresist dhe i ndershëm i së majtës. Historia e përjashtimeve tatimore në Shqipëri nisi me ardhjen në pushtet të së majtës. Fillimisht me shëndetësinë dhe arsimin. Më vonë u shtri në media, ndërtim, turizëm dhe gjithandej. Kudo, ku kishte grupe interesi afër qeverisë. Tani përjashtimet kanë shkuar aq larg sa që sistemi tatimor i vendit ka degjeneruar ne nje mekanizem pervers dhe te pandershëm. Ne sektorë te tere te ekonomise, taksimi ka marre natyre te paster regresive, pra qeveria takson me shume te varfrit se te pasurit.

Problemi me perjashtimet tatimore eshte se ato jane si infeksionet. Sapo i hap rruge te pares, zgjon oreksin e te gjithe grupeve te interesit. Kerkesat e Federates dhe klubeve te futbollit jane cmenduria e radhes. Mjafton vetem nje fakt per ta ilustruar. Qeveria shqiptare mbledh 350 milione dollare ne vit nga tatim fitimi. Klubet e futbollit dhe Federata me kërkesat e tyre duan të privatizojnë 70 milionë dollarë, pra 20 për qind të të ardhurave që buxheti mbledh nga tatim fitimi. Ata janë duke kërkuar as me shumë dhe as më pak privatizimin e buxhetit. Milano ka qenë kryeqyteti botëror i futbollit per dekada te tera duke patur dy nga klubet me te fuqishme ne Europe, Milanin dhe Interin. Berlusconi, ish pronari i Milanit ka qene kryeministri i Italise per shume vjet. Por ne Itali, gjysma e rroges se futbollistit i shkon shtetit si taksa dhe per asnje moment, as Berlusconi, as Agnelli dhe as Moratti nuk guxuan te kerkonin perjashtime fiskale. Duan klubet shqiptare se i inkurajon sjellja e kryeministrit. Por ceshtja eshte shume e thjeshte. Pa futboll jetohet. Pa para për te mbeshtetur spitalet, shkollat dhe të varfrit nuk jetohet dot.  Shqiperise i duhet një qeveri, e cila t’u japë fund te gjitha perjashtimeve tatimore dhe te ndertoje nje sistem tatimor, i cili i fton te gjithe qytetaret dhe bizneset qe te kontribojne sipas pjeses se ndershme qe u takon ne arken publike. Sistemi aktual ka degjeneruar dhe eshte bere i pandershem, joeficent dhe korruptiv.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog ekonomia ne shqiperi klodian tomorri ekonomia ne shqiperi klodian tomorri

Sondazh

Poll

Insights 22 Shtator 2020, 09:24

Kollomoqi që na jep çdo ditë Qeveria

Gjatë viteve 80’, teksa “ZIS-at” e Partisë transportonin në autokolonë, misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në Lushnjë, py...