Politike

7 muaj para zgjedhjeve, Rama prezanton objektivat: Paga minimale, 30 mijë lekë të reja! Javën e ardhshme, rrisim masivisht pagat e mjekëve (ZOTIMET)

VIDEO
Kryeministri Edi Rama premtoi sot rritje të pagave për mjekët dhe mësuesit. Rama garantoi se paga minimale do të arrijë në 30 mijë lekë, e po ashtu do të ndryshojë edhe taksimi progresiv, që sipas tij po studiohet. Sipas kryesocialistit, Shqipëria e menaxhoi më mirë se vendet e rajonit, kthimin në punë të atyre që u goditën nga pandemia.

TIRANË– 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama u zotua sot se javën e ardhshme, qeveria do të prezantojë planin për rritjen masive të pagave për mjekët. Në një mbledhje Live me zyrat e Punës dhe Sipërmarrësit, Rama tha se nga rritja e pagave do të përfitojnë edhe mësuesit, me një efekt prej 40% në pagën e tyre. Kryeministri shtoi, se zerimi i tatim-fitimit për biznesin e vogël, nuk është për efekt fushate.

“Zerimi i tatimfitimit për biznesin e vogël dhe TVSH, nuk është për efekt fushate, por erdhi me kohën pasi kur erdhëm në pushtet, u përballëm me borxhe. Kemi patur goditje e pas goditje si askush tjetër. Sot mund të vazhdojmë të realizojmë objektivat. Javën e ardhshme do të publikojmë rritjen masive të rrogave për mjekët. Kur fola për mësuesët, na thanë kur e keni 40%, ne llogarinë e kemi. Mjekët dhe mësuesit i kemi në fokus shumë thjesht. Do e shohim që ky është një zotim i mundur. Fokusohemi tek informohemi dhe të nxitim punësim”,-tha Rama. 

Kryeministri tha më tej se pandemia u përballua me sukses, dhe se Shqipëria pati më pak humbje të vendeve të punës në rajon. Sipas tij, punësimi u nxit nga paga e luftës dhe shtoi se objektivi i radhës është vendosja e pagës minimale në 30 mijë lekë të reja.

“Paga e luftës ka funksionuar, tani duhet të kujdesimi për ata që duhen ripunësuar. Fondi i Punësimit u rrit në nivel historik dhe këto programe targetojnë punëkërkuesit. Financimi i pagës në shumën 100% për gjysmën e kohëzgjatjes është masë pozitive, financimi i kontributeve dhe sigurimeve shoqërore është një masë pozitive. Dhe përveç punësimit, kjo skemë garanton dhe një rritje të madhe të atyre që largohen nga puna në të zezë. E-albania do të bëjë punën e vetë për të informuar të gjithë. Ndërkohë që lajmi i mirë është që Shqipëria ka humbur më pak vende pune për frymë nga rajoni. Integrimi është bërë më shpejt, dhe jemi duke definuar dhe atë masë që është vendosja e pagës minimale 300 mijë lekë, pra 30 mijë lekë të reja. Kam parasysh sidomos ata që janë në manifakturës, gra në shumicën e herës, që duhet të konsiderohen si pjesë e këtij procesi, duke nisur nga paga minimale. Studimi për rishikimin e taksimit përmes taksës progresive vazhdon”. -tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri tha se zyrat e Punës kanë ndikuar për një rritje masive të punësimit, e po ashtu edhe të rritjes ekonomike.

“Cilësia e pagesës në një vend pune, jep një pasqyrë tejet domethënëse të raporteve mes viteve të qeverisjes dhe të viteve të mëparshme. Faktikisht është e zeza mbi të bardhë që rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të punësimit. Ne kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem, që do të thotë 44 mijë bashkëpunëtorë të rrjetit të zyrave të punës, që përdorin zyrat e punës për të patur ndërmjetësues për të marrë njerëz në punë. Sot kemi mijëra e mijëra të rinj që diplomohen në shkolla profesionale. Kushtëzimi i ndihmës ekonomike, subvencionimi i grave e të rinjve për studentët ekselentë se flasim për të rinjtë, por sot kemi një numër studentësh ekselentë që kanë hyrë në administratë pa mik e pa filtër tjetër veç notave të tyre”,-tha Rama.

Përgjatë izolimit, në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara nga ministrja Anila Denaj,  në muajt Mars-Maj janë larguar nga puna 136 mijë e 146 persona, ndërsa janë punësuar 109 mije e 93 persona. Pra efekti neto ose niveli i papunësisë është rritur vetëm me 27 mijë e 53 persona. Që prej qershorit, 20 mijë prej tyre u rikthyen në punë, ndërsa të tjerët janë ende të papunë. Qeveria kërkon që me planin e ri, të ndërhyjë në pagë, duke garantuar pagën minimale të punonjësit të ri nga 4 deri në 8 muajtë e parë të punës. Po ashtu, gjatë kësaj kohë, shteti paguan të gjitha sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësit. Në skemë hyn në lojë dhe një tjetër mekanizëm i prezantuar sot nga qeveria, që sanksion që për një vit, shteti merr përsipër pagesën e siguracioneve në vlerën 100%, për të gjithë ata që paguhen në të zezë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment