Insights

Vëzhgimi/ Basha mund Ramën, kryeministri humb popullaritetin, ‘Ekonomia’ s’është pika e tij e fortë… si e braktisë

29 Shtator 2020, 12:18 Nga DOSJA

TIRANË- Ekonomia ishte kryefjala e konferencave të ndara të dy liderëve politikë në Shqipëri. Por rezultati ishte edhe më surprizë, më së paku virtualisht, në botën e internetit, aty ku gjithçka matet me përshtypje, pëlqime dhe ndjekës. Dosja.al ka vëzhguar sot përgjatë gjithë ditës, komunikimin publik të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. I pari që doli për mediat ishte Basha nga selia blu. Në një vëzhgim fillestar që ne bëmë në faqen e kryedemokratit, pamë sesi ka një rritje të interesit të ndjekësve të tij me përmbajtjen në profilin e Bashës. 

Postimi i Bashës dhe interaktiviteti: 

Dy orë pas tij doli kryeministri Edi Rama. Por edhe në video-komunikimin “Live” për Ekonominë, e njëjta temë si Basha, kryeministri vërehet se ka një rënie të thellë të popullaritetit të tij. Edhe pse zgjodhi disa batuta, ku etiketoi Bashën si “Shalqi me provë që nuk hahet”, Rama sërish nuk ia doli që të ngrihej në numra më shumë se 600 ndjekës në kohë reale.

Interaktiviteti i Ramës: 

Disa javë më parë, peshorja anonte komplet ndryshe. Ishte kryedemokrati Lulzim Basha që kishte një problem real në komunikimin e tij në rrjetet sociale, ku videot e kryedemokratit ndiqeshin shumë pak, ndërsa kryeministri nuk rrëzohej nga shifrat tejet të larta të ndjekësve. 

Kryeministri, i njohur për aftësinë e tij për të bërë pas vete turmat, dhe një nga politikanët e parë që përdori si mjet të fortë komunikimi me qytetarët, rrjetet sociale, shihet se arrin një numër të papërfillshëm të pëlqimeve dhe shpërndarjeve në postimet e tij në Facebook. 

Postimet e Ramës dhe Bashës në Facebook:

Fushata është nxehur tashmë dhe pritet sesi do të vijojë. Kryeministri Edi Rama e ka pranuar dhe më herët se ekonomia nuk është pika e tij më e fortë, por nuk e kishim menduar se do të ishte “thembra” e tij e Akilit. 

Shënim: Fotot e marra në profilet e dy liderëve politikë janë të marra në kohë të ndryshme. Redaksia nuk mban përgjegjësi për manipulime të mundshme partiake të personave që mund të bëjnë shpërndarje apo pëlqime fiktive për Ramën apo për Bashën. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck edi rama edi rama ne facebook lulzim basha lulzim basha ne facebook popullariteti i politikaneve edi rama edi rama ne facebook lulzim basha lulzim basha ne facebook popullariteti i politikaneve

Sondazh

Poll

Insights 26 Shtator 2020, 10:09

Sugjerim për bandillët e ekraneve të Tiranës

Kur thirrni në studio pashallarët me shtatë tuje, kuq apo blu qofshin, u bëni një pyetje të thjeshtë:Përse Shqipëria, vend anëtar i NAT0-s, nuk e ka ngritur asn...

Insights 26 Shtator 2020, 07:03

Vendi i shqiponjave ku bëhet jeta e pëllumbave

SHQIPËRI 1939 Indro Montanelli, një ndër intelektualët dhe historianët italianë më të spikatur të shekullit XX, ndoqi atin e tij, një funksionar  të Minist...

Insights 25 Shtator 2020, 14:58

Nevoja për të ndalur rrënimin e sistemit tatimor

Një senegalez, brazilian apo kinez vjen të luajë futboll në Shqipëri dhe paguhet 5 mijë euro në muaj. Ai nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi të ardhurat në dy...

Insights 22 Shtator 2020, 09:24

Kollomoqi që na jep çdo ditë Qeveria

Gjatë viteve 80’, teksa “ZIS-at” e Partisë transportonin në autokolonë, misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në Lushnjë, py...