Politike

Pas largimit të Bernd Borchardt nga Shqipëria, Vicenzo Del Monaco do të drejtojë zyrën e OSBE-së në Tiranë

30 Shtator 2020, 11:22 Nga DOSJA
Pas largimit të Bernd Borchardt nga Shqipëria, Vicenzo Del Monaco do

TIRANË- Pas largimi Bernd Borchardt, drejtimin e zyrës së OSBE-së në Shqipëri do ta marrë italiani, Vicenzo Del Monaco.

“Një urim për shumë fat ndaj ambasadorit Vincenzo Del Monaco. Italia ju uron sukses në detyrën e re, në përfitim të agjendës reformuese të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar”, thuhet në njoftim.

Emërimi i këtij ambasadori vjen në një kohë, kur klasa politike në vend nuk ka gjetur ende dakrodësi për Kodin Zgjedhor. Nuk dihet ende qëndrimi i ambasadorit të ri, për këtë çështje kaq të rëndësishme.

Ndërkohë, Borchardt ka pasur disa momente të vështira gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri dhe është shpallur “non grata” nga presidenti Ilir Meta.

Gjatë një shëtitje me gruan e tij, ambasadori u përball me banorët e Unazës së Re që kundërshtonin prishjen e shtëpive të tyre. Ai u fotografua duke i treguar gishtin e mesit banorëve, gjest që i kushtoi shumë sa i përket opinionit publik. Edhe pse e mohoi gjestin, Borchardt sërish u shpall “non grata” nga presidenti Meta.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bernd borchardt vicenzo del monaco bernd borchardt vicenzo del monaco

Sondazh

Poll

Politike 30 Shtator 2020, 10:28

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi në emisionin “Wake Up”, në Top Channel, se dy nga çështjet që u zvarritën për faj të polit...

Politike 30 Shtator 2020, 09:58

TIRANË- Deputeti Damian Gjiknuri iu përgjigj në Komisionin e Ligjeve, batutës së deputetit të opozitës parlamentare, Myslym Murrizi, i cili e quajti “trans...