Debati për listat dhe koalicionet/ Ambasadori britanik thirrje partive politike: Qëndrojini marrëveshjes së 5 qershorit
30 Shtator 2020, 10:58Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman u ka kërkuar partive politike që t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit.
Gjatë një prononcimi për mediet nga Gjirokastra, ambasadori tha se ndërkombëtarët e mbështesin fuqimisht marrëveshjen e 5 qershorit, por theksoi se u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje. Norman nënvizoi më tej se koha është e shkurtër, ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë.
“Jemi duke diskutuar mbi ndryshimet e lojës e nëse partitë politike janë dakord me këto ndryshime. Shqipëria ka një histori të gjatë rrugëtimi për gjetjen e konsensusit të reformës zgjedhore dhe shpresoj që në vijim të shohim këtë konsensus të realizohet. Do të doja që partitë të negocionin në mirëbesim. Ndërkombëtarët I mbështesin fuqimisht marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën punuam për një kohë të gjatë por u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje dhe koha është e shkurtër ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë.
Çdo vend ka një sistem të ndryshëm për zgjedhje dhe çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Nuk i takon një ambasadori të huaj dhe ndërkombëtarëve të thotë cili do të ishte sistemi me i përshtatshëm për Shqipërinë. Qeveria britanike punon fort me qeverinë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar që vazhdon të jetë një sfidë e madhe dhe ajo që ndodh në dy vendet ndikon. Na duhet nje pune e përbashkët nëse duam ta luftojmë krimin e organizuar. Britania e mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe reformat që ajo duhet të ndërmarrë.
Për zgjidhje e këtyre probleme e rëndësishme është konsensusi mes palëve. Sidomos në rastin e Armenisë. Hapi i parë i rëndësishëm është ndalimi i luftimeve dhe një mënyrë për t’u ulur në tryezë diskutimi për të gjitha palët.”- tha Duncan.
Po kështu, pak ditë më parë ambasadorja amerikane, Yuri Kim i kujtoi kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, marrëveshjen e 5-qershorit. Në një postim në rrjetet sociale Kim tha se çdo marrëveshje përtej 5 qershorit, apo propozim duhet të bëhet në frymën e një besimi mes palëve.
Ndërkohë sot opozita parlamentare bojkotoi mbledhjen te Komisioni i Ligjeve. Mbledhja nisi me kërkesën e Rudina Hajdarit, e cila kërkoi tek Ligjet që në mbledhjen e Këshillit Politik të diskutohej dhe të merrej fillimisht për bazë propozimi i PD-LSI. Por socialistët nuk ishin të hapur për bojkotin e mbledhjes.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Arqipeshkvi Imzot George Frendo ka dërguar një mesazh për politikanët në vendin tonë, të cilët i këshilloi që të angazhohen për të kontrolluar korr...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj sot kryeministrit Edi Rama, i cili dje, pas prezantimit të planit të demokratëve për rimëk...
Politike30 Shtator 2020, 10:28
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi në emisionin “Wake Up”, në Top Channel, se dy nga çështjet që u zvarritën për faj të polit...
TIRANE- Deputeti i opozitës parlamentare në Kuvend, Korab Lita bëri me dije bojkotin e mbledhjes nga ana e deptuetëve të opozitës. Në komisionin e Ligjeve, Lita...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar sot se Partia Demokratike po bën gati padinë për ministrin e Brendshëm, San...
TIRANE- Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, replikoi sërish me deputeten Rudina Hajdari. Manja tha se mbledhja e Komisionit të Ligjeve nuk ndryshon dhe...
Politike30 Shtator 2020, 09:58
TIRANË- Deputeti Damian Gjiknuri iu përgjigj në Komisionin e Ligjeve, batutës së deputetit të opozitës parlamentare, Myslym Murrizi, i cili e quajti “trans...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari kërkoi bojkotimin e mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, ku palët politike po diskutojnë për ndryshimet nen për nen, për hap...
TIRANE– Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Komisioni për Cështjet Ligjore po zhvillon një diskutim për listat e hapura dhe koalicionet. Gjatë mbledhjes Myslim...