Politike

Inceneratori i Tiranës, PD paralajmëron padi penale: Rama dhe Erion Veliaj punojnë në dëm të interesit publik

30 Shtator 2020, 09:56 Nga DOSJA
Inceneratori i Tiranës, PD paralajmëron padi penale: Rama dhe Erion

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata ka paralajmëruar një padi penale për inceneratorin e Tiranës. Në një deklaratë të bërë në rrjetin e tij social, demokrati shkruan se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ndërmarrë vendime në dëm të interesit publik. Dhe si pasojë si ka paralajmëruar se do të dorëzojë një padi për të verifikuar se ku shkojnë 400 milionë euro.

“Qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Me inceneratorin e Tiranës ka patur veprime të paramenduara dhe planifikuara, duke nisur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, në dëm të interesit publik. Bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro tek privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është. Hetimi limonatë për “pabarazi në tendera” është tallje me djersën e shqiptarëve. Partia Demokratike do të depozitojë shumë shpejt padinë e vërtetë penale për inceneratorin e Tiranës. Bashkëpunimi kriminal i këtij pushteti për të përfituar kundër interesit të qytetarëve, do të duhet të ndëshkohet!,”-u shpreh Gjata. 

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosjs.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike clirim gjata inceneratori i tiranes clirim gjata inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll