Opozita parlamentare bojkotoi mbledhjen, Murrizi: Edhe draftin e Bashkimit Sovjetik të jetë e diskutojmë
30 Shtator 2020, 10:58Nga DOSJA
TIRANE– Deputeti Myslim Murrizi pas daljes nga mbledhja e Komisionit të Cështjeve të Ligjeve është shprehur se do diskutojnë me detaje amandamentin dhe kërkojnë më shumë seriozitet nga ana e mazhorancës.
Ishte opozita ajo e cila bojkotoi mbledhjen e sotme pasi kërkojnë që të sillet drafti dhe të diskutohet për listat e hapura pasi sipas tyre qytetarët duhet të dinë se kë të zgjedhin.
‘Kërkuam kohë dhe maxhoranca pranoi. Do diskutojmë me detaje draftet. PD dhe LSI kanë kërkuar lista të hapura. Nuk paragjykojmë se cilin draft duhet të diskutojmë, edhe i Bashkimit Sovjetik të jetë e diskutojmë. Nesër është Festa Kombëtare e Kinës e kam hall se mos e anulojnë.’– u shpreh Murrizi.
Nga ana tjetër Ralf Gjoni u shpreh se nuk ka asnjë asë serioziteti nga ana e mazhorancës e se për sa kohë situata vazhdon e tillë ata nuk do bëhen pjesë.
‘Edhe ne vendosim të ikim nga mbledhja, sepse ne ndjejmë se maxhoranca nuk do që të hapë listat. Ne do i qëndrojmë deri në fund kërkesës për hapje të listave. Jam dakord me z. Murrizi, që çfarë do lloj drafti të jetë do e diskutojmë. Nuk mund të jetë situata si në filmat e Indisë me dajre e lodra. Ne nuk bëhemi fasadë e kësaj maskarade.- tha Gjoni.
Komisioni i Ligjeve u mblodh sot që prej orës 11:00. Mbledhja nisi me kërkesën e Rudina Hajdarit për të vijuar diskutimet në Komision pas marrjes së mendimit të opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik. Kërkesa u kundërshtua nga PS dhe kjo solli bojkotin e mbledhjes nga ana e opozitës.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTËR- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman u ka kërkuar partive politike që t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit.Gjatë një prononcimi...
TIRANË– Arqipeshkvi Imzot George Frendo ka dërguar një mesazh për politikanët në vendin tonë, të cilët i këshilloi që të angazhohen për të kontrolluar korr...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj sot kryeministrit Edi Rama, i cili dje, pas prezantimit të planit të demokratëve për rimëk...
Politike30 Shtator 2020, 10:28
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi në emisionin “Wake Up”, në Top Channel, se dy nga çështjet që u zvarritën për faj të polit...
TIRANE- Deputeti i opozitës parlamentare në Kuvend, Korab Lita bëri me dije bojkotin e mbledhjes nga ana e deptuetëve të opozitës. Në komisionin e Ligjeve, Lita...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar sot se Partia Demokratike po bën gati padinë për ministrin e Brendshëm, San...
TIRANE- Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, replikoi sërish me deputeten Rudina Hajdari. Manja tha se mbledhja e Komisionit të Ligjeve nuk ndryshon dhe...
Politike30 Shtator 2020, 09:58
TIRANË- Deputeti Damian Gjiknuri iu përgjigj në Komisionin e Ligjeve, batutës së deputetit të opozitës parlamentare, Myslym Murrizi, i cili e quajti “trans...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari kërkoi bojkotimin e mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, ku palët politike po diskutojnë për ndryshimet nen për nen, për hap...