Politike

“Kur flas unë…”/ Ulsi Manja kapet me Rudina Hajdarin: Mund të dalësh jashtë se s’je anëtare e Komisionit, ju çunat

30 Shtator 2020, 09:53 Nga DOSJA
“Kur flas unë…”/ Ulsi Manja kapet me Rudina Hajdarin:

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari kërkoi bojkotimin e mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, ku palët politike po diskutojnë për ndryshimet nen për nen, për hapjen e listave dhe koalicioneve. Hajdari hasi në kundërshtimin e kryetarit të Komisionit, Ulsi Manja, i cili me nota ironie tha se nuk merr parasysh atë që ndodh në Këshillin Politik, pasi puna e Komisionit është e pavarur.

REPLIKA NË KOMISION: 

Rudina Hajdari: Dua të dakordësohem me z.Murrizi dhe të bojkotojmë sallën.

Ulsi Manja: Ju mund ta bojkotoni sepse nuk jeni anëtare. Mbylljani mikrofonin. Ju çunat e teknikës më shihni mua këtu. Kur flas unë s’ka  kakofoni zërash këtu. Nuk e di ku ka konsensus më të gjerë se ndryshimi i Kushtetutës në 30 korrik dhe sot as më shumë e as më pak, do të reflektojë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Për nenet që s’ka dakordësi, lihen të hapura. Por s’mundet një KP, një forum jashtë parlamentar të bojkotojë punën e Komisionit të Ligjeve, që vijat e kuqe ia ka përcaktuar Kushtetuta e vitit 2020 më 30 korrik.

Komisioni i Ligjeve u mblodh sot që prej orës 11:00. Mbledhja nisi me kërkesën e Rudina Hajdarit për të vijuar diskutimet në Komision pas marrjes së mendimit të opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik. Kërkesa u kundërshtua nga PS dhe kjo solli bojkotin e mbledhjes nga ana e opozitës.

Hapja e listave dhe koalicionet/ Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen tek ‘Ligjet’, Hajdari: Flasim pas diskutimeve në KP! Gjiknuri kundër: Procesi vazhdon në Kuvend (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve mbledhja e komisionit te ligjeve rudina hajdari ulsi manja hapja e listave dhe heqja e koalicioneve mbledhja e komisionit te ligjeve rudina hajdari ulsi manja

Sondazh

Poll