Politike

REPLIKA/ “Habitem që ke ndërruar komplet mendim”, Gjiknuri i përgjigjet Hajdarit: Opozita jashtë ka problem koalicionet

30 Shtator 2020, 09:40 Nga DOSJA
REPLIKA/ “Habitem që ke ndërruar komplet mendim”, Gjiknuri

TIRANË- Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS në Këshillin Politik, iu përgjigj deputetes Rudina Hajdari, e cila kërkoi shtyrjen e mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, pas diskutimit të KP. Gjiknuri tha se opozita jashtëparlamentare ka problem vetëm koalicionet, pasi për listat e hapura nuk ka patur kundërshti.


Damian Gjiknuri: Habitem që zonja Hajdari ka ndërruar komplet mendim për KP se dikur s’donte fare të merrte pjesë. Megjithatë për të sqaruar, opozita jashtëparlamentare ka ngritur vetëm një çështje, vetëm për koalicionet. Unë kam thënë ejani flasim për listat, dhe debati për koalicionet për mua është një pikë e mbyllur. Megjithatë nëse palët këtu duan të flasin këtu për koalicionet, që unë mendoj se është vështirë të gjejmë dakordësi e flasim, për mënyrën si ata mendojnë koalicionet. Ky proces do të vijojë këtu, por paralelisht do të vijojë edhe në KP. 

Komisioni i Ligjeve u mblodh sot që prej orës 11:00. Mbledhja nisi me kërkesën e Rudina Hajdarit për të vijuar diskutimet në Komision pas marrjes së mendimit të opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik. Kërkesa u kundërshtua nga PS dhe kjo solli bojkotin e mbledhjes nga ana e opozitës.

Hapja e listave dhe koalicionet/ Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen tek ‘Ligjet’, Hajdari: Flasim pas diskutimeve në KP! Gjiknuri kundër: Procesi vazhdon në Kuvend (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri mbledhja e komisionit te ligjeve rudina hajdari damian gjiknuri mbledhja e komisionit te ligjeve rudina hajdari

Sondazh

Poll