Politike

Hapja e listave dhe koalicionet/ Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen tek ‘Ligjet’, Hajdari: Flasim pas diskutimeve në K

30 Shtator 2020, 09:20 Nga DOSJA
Hapja e listave dhe koalicionet/ Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen tek

TIRANË- Komisioni i Ligjeve u mblodh paraditen e të mërkurës për të diskutuar nen për nen, draftet e propozuara për hapjen e listave dhe ndryshimin e koalicioneve tradicionale zgjedhore. Dy janë draftet e propozuara; i pari, i Partisë Socialiste, ndërsa i dyti i opozitës parlamentare. Mbledhja nisi me kërkesën e Rudina Hajdarit, e cila kërkoi tek Ligjet që në mbledhjen e Këshillit Politik të diskutohej dhe të merrej fillimisht për bazë propozimi i PD-LSI. Por socialistët nuk ishin të hapur për bojkotin e mbledhjes.

Damian Gjiknuri, foli në emër të PS dhe tha se PS ka në fokus të propozimit, koalicionet, dhe për këtë arsye, listat e hapura tha ai, nuk janë një problem për Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Nuk ka pse të ndërpritet puna tek Ligjet, komisioni vijon punën i ndarë nga Këshilli”, -tha Gjiknuri, i cili u mbështet në këtë deklaratë nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja.

Por Hajdari kërkoi bashkëpunimin e deputetëve të opozitës në Kuvend, dhe u vendos bojkoti i mbledhjes. Ata e argumentojnë bojkotin me frikën e mundshme që PS mund të miratojë një draft të njëanshëm duke mos dëgjuar as thirrjet e ndërkombëtarëve që kanë dalë hapur kundër një marrëveshje që miratohet pa konsensus.

Më herët, deputeti i opozitës së re, Myslym Murrizi kërkoi që drafti i propozuar në janar ku ishin dhe emrat e tij dhe Halit Valterit të tërhiqeshin, pasi ai draft ishte dorëzuar para ndryshimeve kushtetuese. Sipas Murrizit, drafti që duhet të merret tashmë parasysh nga komisioni është propozimi i muajit shtator 2020, pasi në draftin e parë ishte kërkuar  sistem proporcional kombëtar që tanimë është i pamundur.(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri deputetja rudina hajdari hapja e listave dhe heqja e koalicioneve mbledhja e komisionit te ligjeve myslym murrizi damian gjiknuri deputetja rudina hajdari hapja e listave dhe heqja e koalicioneve mbledhja e komisionit te ligjeve myslym murrizi

Sondazh

Poll