Lajm i mirë për Tiranën/ Veliaj: Së shpejti hapim Blv Zogu I, problemet me kanalizimet në Rr. Durrësit u zgjidhën
30 Shtator 2020, 09:09Nga DOSJA
TIRANE– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se shumë shpejt Bulevardi ‘Zogu I’ dhe Rruga e Durrësit do të hapen tërësisht. Gjatë intervistës së dhënë mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’ Veliaj tha se punimet në këto dy rrugë po bëhen brenda 6 muajve, kur zakonisht për ndërhyrje të tilla kërkohet deri në 2 vjet kohë.
“Ishin dy investime që duheshin bërë. Më kujtohet kur njerëzit thoshin kur do ndërrohen pllakat te “Zogu I”, kurse tani thonë pse po bëhen tani, duhet të bëhen më vonë. Nuk duhet të bëhemi të gjithë gjithologë. Një punë që tipikisht kërkon 2 vjet kohë, po e bëjmë në 6 muaj. Përpara fundit të tetorit ose fillimit të nëntorit, Bulevardi “Zogu I” do të hapet. Kemi bërë edhe një investim të rëndësishëm në Rrugën e Durrësit, ku ndodhet kolektori i madh i ujërave të Tiranës. Tirana duket sikur është e sheshtë, por në fakt, duke filluar nga Dajti, te Fresku, Rruga e Dibrës, qyteti ka një pendencë disa herë 2, disa herë 3 %. Kjo do të thotë se ujërat përfundojnë në hinkën e Rrugës “Dritan Hoxha”, ku kemi investuar që në vitin tonë të pare. Aty tubacionet e ujërave kanë diametër 120, po ashtu edhe deri te sheshi “Skëndërbej”. Kurse, Rruga e Durrësit, ku për herë të fundit është investuar me kanalizime që në kohë të fazhizmit, tubacionet ishin me diametër 80. Çfarë ndodh? Të gjithë banorëve të Rrugës së Durrësit u mbusheshin bodrumet dhe katet e para. Me të drejtë, kush jeton në Tufinë apo në Rrugën e “Dibrës” thotë, ç’më duhet mua, por ndërkohë kryetari i bashkisë përgjigjet për të gjithë”, tha Veliaj.
Ai sqaroi se Rruga e Durrësit do të shërbejë si hyrje në Tiranë, ndërsa rruga “Mine Peza” është sërish një rrugë me dy korsi si dalje.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË- Demokratët e Qarkut të Lezhës do të votojnë të enjten për 31 kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifi...
TIRANE– Në ambientet e presidencës është mbajtur ditën e djeshme shfaqja ‘Profeti i Kokoshkave’ me regji të Edmond Budinës. Meta ishte ai që ndau në ‘Facebook’ ...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ shifrat nga paketa financiare që është dhënë për personat që iu prek vendi i punës për s...
Idetë e gllabërimit të detit territorial shqiptar në Jon janë rikthyer. Për këtë, u kujdes kryeministri i fqinjëve tanë jugor, Kiriakos Micotaqis.: “Greqia do t...
TIRANË– Kreu i Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi është shprehur se njerëzve në Shqipëri nuk u bëhet tampon dhe se 127-ta nuk u shkon në s...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” nëse mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste ka ndonjë mundësi p...
TIRANË– Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u përplasën ashpër...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Tempora” të Sonila Meços në RTV Ora është shprehur se po vidhen paratë që u dhanë nga ndërkombëtarët...