Aktualitet

Arrestimi i Lajden Kadillit/ Policia jep detaje: Tentoi t’u shpëtonte “Shigjetave”, pasi u pikas nga efektivët hodhi arm

30 Shtator 2020, 06:44 Nga DOSJA
Arrestimi i Lajden Kadillit/ Policia jep detaje: Tentoi t’u shpëtonte

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Lajden Kadillit, i njohur ndryshe me nofkën “Lypeni”. Uniformat blu bëjnë me dije se 27-vjeçari është arrestuar nga forcat “Shigjeta”, pranë pallatit me shigjeta në Tiranë. Ka qenë forcat “Shigjeta” ato që pikasën mbrëmë një mjet që kishte ndaluar rreth 100 metra larg pallatit me shigjeta. Sapo Policia është afruar, 27-vjeçari ka dalë me shpejtësi nga makina dhe është larguar me vrap.

Policia menjëherë i është vënë pas, ndërkohë gjatë ndjekjes i riu hodhi armën e zjarri në një kosh. Ai nuk mundi t’i shpëtonte forcave të Policisë dhe u arrestua 10 minuta më vonë. Mësohet se 27-vjeçarit është sekuestruar arma e  zjarrit tip pistoletë, e cila  kishte një fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.

Njoftimi i Policisë:

I shpallur në kërkim për krime ndaj personit, qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, tentoi t’i shmangej pikës së kontrollit, kapet pas 10 minuta ndjekjeje nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Vihet në pranga 27-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një mjet që ka ndaluar 100 metra larg pikës së kontrollit te pallati me shigjeta.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia ka hedhur në një kosh armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

Pas afro 10 minuta ndjekjeje, “Shigjetat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin L. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.

Shtetasi L. K. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K. dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lajden kadilli arrestohet lajden kadilli

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 21:07

TIRANË– Prej muajsh tashmë virusi COVID-19, është pjesë integrale e jetës sonë. Në vendin tonë qindra infektime regjistrohen çdo ditë, ndërsa ...