Aktualitet

“Shqiptarët pjesë e Cosa Nostras”/ Policia italiane finalizon operacionin për kapjen e grupit mafioz ‘Camorra’, sekue

30 Shtator 2020, 06:28 Nga DOSJA
“Shqiptarët pjesë e Cosa Nostras”/ Policia italiane

ITALI- Policia italiane ka finalizuar mbrëmjen e djeshme një operacion për kapjen e grupit mafioz “Camorra”. Siç shkruajnë mediat vendase klani mafioz i “CAMORRA” kishte marrë nën kontroll 14 restorante luksoze në qendër të Romës. Këto detaje janë bërë me dije nga rezultati i hetimit të karabinierëve, që çoi në arrestimin e 13 personave për arsye të ndryshme, përfshirë edhe shqiptarë.

Akuzat e ngritura mbi janë për “zhvatje”, “regjistrim të aseteve fiktive, duke përdorur metoda mafioze” dhe “abuzime me kreditë”.

Mësohet se pasuritë e sekuestruara kapin shifrën e 4 milion eurove. Klanet kishin ardhur për të menaxhuar aktivitete të ndryshme tregtare në kryeqytet dhe shumë nga interesat ekonomike të Kamorrës ishin përqendruar në këto restorante të vendosura në qendër të qytetit.

Janë katërmbëdhjetë restorante të sekuestruara nga karabinierët në Romë. Restorantet ndodhen në zonën e Panteonit, përmes Coronari, Trastevere, Fontana di Trevi, Castel San’Angelo, Quirinale dhe Piazza Navona.

Mediat italiane shkruajnë se në bazë të raportit të gjatë të hetimit të kësaj çështje, DIA ka dalë në përfundimin se në përgjithësi tendenca e grupit është ajo e  përdorimit të “metodave mafioze”.

Të gjitha grupet janë drejtuar nga individë të cilët janë të rrezikshëm e të dhunshëm. Kohët e fundit, është shfaqur një lloj tendence e re ndaj dhunës që përdoret për të realizuar krimet, e cila i atribuohet kriminelëve, kryesisht trafikantë droge pjesëtarë të Kamorrës, e të Cosa Nostra-s, të cilët janë grupe të huaja të krimit, në veçanti ato shqiptare.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali camorra shqiptarët pjesë e cosa nostras arrestohen shqiptaret ne itali camorra shqiptarët pjesë e cosa nostras

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 21:07

TIRANË– Prej muajsh tashmë virusi COVID-19, është pjesë integrale e jetës sonë. Në vendin tonë qindra infektime regjistrohen çdo ditë, ndërsa ...