Sport

Rikthehet në golf më i fortë se kurrë pas operacionit në shpinë, Tiger Woods shpallet kampion për të 5 herë në ‘

15 Prill 2019, 14:52 Nga DOSJA
Rikthehet në golf më i fortë se kurrë pas operacionit

Tiger Woods prodhoi performancë fantastike për të fituar titullin e pestë të Masters në sportin e golfit duke i dhënë fund kështu pritjes 11 vjeçare për të marrë titullin e tij të 15-të.

Woods i cili luftoi në vitet e fundit pas problemve që kishte më shpinën, ishte shumë i lumtur për suksesin dhe dukej nga një buzëqeshje e madhe në fytyrën e tij, para se të shkonte të festonte më fëmijët e tij.

“Unë jam pak i ngjirur nga të bërtiturat”, tha 43-vjeçari. “Isha duke u përpjekur për të gjetur rrugën drejt fitores gjatë gjithë ditës, pastaj papritmas mora udhëheqjen.

“Prania e fëmijëve të mi, e përmbushi të gjithë peisazhin. Babai im ishte këtu në 1997 dhe tani unë jam babai me dy fëmijët pranë.

“Kjo do të jetë një nga fitoret më të vështira që kam pasur për shkak të asaj që ka ndodhur në dy vitet e fundit”.

Fitorja shënoi një rekuperim të madh nga Woods, i cili humbi në 2016 dhe 2017 në Masters si pasojë e problemeve në shpinë ku më pas iu nënshtrua kirurgjisë në prill të 2017 për tu kthyer si fitues këtë vit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport golf tiger woods titulli masters golf golf tiger woods titulli masters golf

Sondazh

Poll