Sport

Milan merr trepikëshin jetik kundër Lazios, plas sherri në fund të ndeshjes (Video)

13 Prill 2019, 20:38 Nga DOSJA
Milan merr trepikëshin jetik kundër Lazios, plas sherri në fund

Milani ka arritur të nxjerrë një trepikësh jetik nga Lazio për luftën e kualifikimit në Champions League.

U futën në ndeshje në vend të pestë, pas fitores së Romës, por me tre pikët e sotshme kuqezinjtë rimarrin vendin e 4.

Lazio e nisi ndeshjen mjaft mirë duke krijuar mundësi për të shënuar, por më pas Milani e mori veten.

Goli i vetëm e ndeshjes u shënua nga Franc Kessie nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 79.

Por milanezët morën një lajm të keq më dëmtimin e qendërmbrojtësit Romagnoli, i cili u dëmtua pak minuta para shënimit të golit.

Pas vërshëllimës së fundit një sherr i madh shpërtheu mes dy ekipeve, rrëmujë e cila u qetësua disa minuta më pas.

Sherr Milan-Lacio on Vidnews.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league milan lazio champions league milan lazio

Sondazh

Poll