Sport

Ish sulmuesi i Tiranës i jep golin e fitores Barcelonës (Video)

13 Prill 2019, 20:25 Nga DOSJA
Ish sulmuesi i Tiranës i jep golin e fitores Barcelonës (Video)

Ish-sulmuesi i Tiranës, Mervejl Ndokyt i cili u transferua tek skuadra spanjolle e Getafes për të ikur më pas te Barcelona B në muajin janar të këtij viti ka shënuar gol për ekipin e tij të ri.

Marveil u aktivizua sot në takimin e Barcelonës B kundër Levantes B në minutën e 68’, kur ndeshja ishte 2-2.

Në minutën e 79-të, kongolezi i jep avantazhin Barçës me një gol shumë të bukur. Një harkim nga e majta përfundon në këmbët e tij, por Mervejl ka ende shumë punë për të bërë.

Një stopim perfekt i topit me të djathtën dhe një e majtë e hidhur: Kaq mjaftoi që sulmuesi të shënonte dhe t’i jepte fitoren katalanasve.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona b getafe ish sulmuesi i tiranes mervejl ndokyt barcelona b getafe ish sulmuesi i tiranes mervejl ndokyt

Sondazh

Poll