Sport

Prapaskena e çështjes Bakayoko – Kessie, Acerbi: Gjest idiot, duhen marrë masa

14 Prill 2019, 16:55 Nga DOSJA
Prapaskena e çështjes Bakayoko – Kessie, Acerbi: Gjest idiot,

Ajo që Bakayoko e Kessie bënë në përfundim të sfidës mes Milan e Lazio nuk është natyrisht një gjest i shembullit të sportivitetit, kur menduan të tregojnë fanellën e Acerbi sikur të ishte një trofe gjahu.

Pas kontradiktave gjatë javës mes numrit 33 të Lazios dhe mesfushorit milanist, Acerbi në shenjë paqe ka dashur të mbyllë polemikat, duke këmbyer fanellën me ish-lojtarin e Chelsea. Në anën tjetër Bakayoko ka përfituar nga ky rast duke shkaktuar një tymnajë mediatike, ndjekur nga urrejtje e fyerje në rrjetet sociale. Një gjest i shëmtuar dhe aspak sportiv, që po krijon polemika pafund.

Sipas disa të dhënave, ka patur një tjertër konfrontim mes Kessie e Biglia, sepse për të ndaluar Bakayoko e Kessie të bënin veprimin e shëmtuar, Biglia e Musacchio kanë ndërhyrë, por fanella ishte treguar mjaftueshëm për tu kapur nga fotografët e telekamerat. Megjithatë një gjest i bukur nga ish-kapiteni i Lazio, Lucas Biglia, që tentoi të ndalonte një veprim anti-sportiv.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tensionin në fund të ndeshjes, kur pas fishkëllimës së trefishtë të Rocchi ka nisur një sherr në mesin e fushës mes lojtarëve. Ndër më të agituarit Kessie, Musacchio, Luiz Felipe e Milinkovic-Savic që janë ndarë nga pjesëtarë të stafit e shokët e skuadrës. e që natyrisht bashkë me Bakayoko do të jenë objekt i hetimit të Gjykatësit Sportiv.

Giancarlo Giorgetti, zëvendës sekretari i deleguar për sportin, ka reaguar menjëherë pas festimit të shëmtuar me fanellën e Acerbi, të demostruar para tifozëve të Milan nga Bakayoko e Kessie, në përfundim të ndeshjes me Lazio: “Sporti është një kompeticion i shëndoshë, korrekt e i ndershëm. Të tregosh fanellën e një lojtari tjetër për tu tallur, para së gjithash është një gjest idiot, i pakualifikueshëm, i padenjë për vlerat e sportit e madje edhe për fanellat që mbajnë veshur. Uroj që të merren masat e duhura për të zhbërë atë që ndodhi”.

Në fakt, Bakayoko është penfuar dhe ka kërkuar ndjesë menjëherë:
“Nuk desha ta ofendoj askënd. I kërkoj falje Acerbit nëse është ndier i ofenduar”, -ka thënë mesfushori kuqezi.

Marrë nga Lapsi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport acerbi bakayoko- kessie milan- lacio acerbi bakayoko- kessie milan- lacio

Sondazh

Poll