Sport

Inspektohen punimet tek “Arena Kombëtare”, stadiumi drejt hapjes së dyerve për tifozët (VD)

14 Prill 2019, 12:36 Nga DOSJA
Inspektohen punimet tek “Arena Kombëtare”, stadiumi drejt

TIRANË– Presidenti i FSHF Armand Duka së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kanë inspektuar vijimin e punimeve për përfundimin e stadiumit të ri kombëtar. Ata janë njohur me detaje të projektit dhe me një raport në lidhje me grafikun e përfundimit të punimeve në këtë impiant madhështor.

Në këtë inspektim ata shoqëroheshin edhe nga specialistë dhe drejtues të firmave nënkontraktore, të cilat i kanë njohur me realizimet e deritanishëm dhe ecurinë e zbatimit të projektit në impiant.

Duke ndjekur ecurinë e punimeve, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e përfundimit të të gjithë punimeve, në muajin qershor.

“Ne i kemi kërkuar vazhdimisht nënktraktuorëve, përmbushjen e afatit për përfundimin e punimeve në muajin qershor të këtij viti, gjë që e theksuam edhe në takimin e sotëm”- deklaroi nr.1 i FSHF. Stadiumi i ri kombëtar, do të ketë një kapacitet prej 22.000 spektatorësh dhe padyshim është investimi më i madh sportiv i realizuar në Shqipëri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arena kombetare armand duka punimet ne stadium arena kombetare armand duka punimet ne stadium

Sondazh

Poll