Sport

Pas Milan-Lacio, Igli Tare revoltohet ndaj arbitrit: Ishte gjithçka e paralajmëruar

14 Prill 2019, 11:41 Nga DOSJA
Pas Milan-Lacio, Igli Tare revoltohet ndaj arbitrit: Ishte gjithçka e

Në ndeshjen e Milan- Lacio, kuqezinjtë arritën të nxjerrin një trepikësh jetik nga Lazio për luftën e kualifikimit në Champions League. Lazio e nisi ndeshjen mjaft mirë duke krijuar mundësi për të shënuar, por më pas Milani e mori veten. Goli i vetëm e ndeshjes u shënua nga Franc Kessie nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 79.

“Ishte kronika e një vdekjeje të paralajmëruar, diçka të cilës i trembesha që para se të fillonte takimi. Zhvilluam një ndeshje të madhe dhe më vjen keq që u vendos nga episodet, jo nga fusha. Penalltia për Milanin mund të jepej ose jo, por ne na u mohua një 11-metërsh i pastër kur Rodriguez ndërhyri ndaj Milinkoviç-Saviç në zonë”– është shprehur Tare.

“Duhet të vijojmë punën tonë dhe llogaritë t’i bëjmë vetëm në fund. Kemi përpara edhe ndeshjen e Kupës ndaj Milanit, ku duhet të tregojmë vlerat tona, ndonëse mund të them se arbitrat janë në borxh të madh me ne, që prej vitit të kaluar”,- shtoi ai.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport igli tare lacio milan igli tare lacio milan

Sondazh

Poll