Përlotet Floresha Zhidru: Lefteri s’më ka dhunuar kurrë, atë ditë erdhi i nxehur siç nuk e kisha parë ndonjëherë, dol
29 Shtator 2020, 14:28Nga DOSJA
TIRANË– Floresha Zhidru, ish-bashkëshortja e 71-vjeçarit që u ekzekutua nga forcat RENEA u shpreh se ditën e ngjarjes së rëndë, Lefteri ishte kthyer mjaft agresiv nga Tirana, ku dhe kishte shkuar të blinte materiale gomisterie. E ftuar në studion e emisionit “Pa gjurmë”, Zhidru tha se nuk e kishte parë kurrë aq agresiv Lefterin gjatë jetës së saj dhe tha se kur e pa gjendjen e tij doli nga shtëpia me nxitim.
Sipas gruas, ajo nuk kishte veshur shapka dhe as e bija, nga nxitimi për t’u larguar sa më shpejt nga banesa. Floresha shtoi se donte thjesht ta linte Lefterin të qetësohej dhe se nuk priste të ndodhte e gjithë ajo që ndodhi.
“Kemi një shqetësim, jo dhunë, kemi një konflikt të çastit, nuk raportuam kurrë dhunë, nuk ka pasur. Ne u larguam nuk qëndruam poshtë pallatit. Nuk dinim gjë për armët. Agresiviteti që kishte nuk e kam parë në jetën time për 16 vite. Nuk dimë se çfarë është kjo e futur në shtëpi, këtë ai e kam marrë me vete. Erdhi vetëm me qese në shtëpi nga Tirana, dhe nuk kishte armë me vete, por materiale gomisterie. Ne nuk kemi qenë në dijeni asnjëherë për asnjë gjë. Se si ka ndodhur rrugës… kjo pa një shkak nuk ka ikur. Ai merrte materiale vullkanizimi një herë në javë apo në 5 ditë kur furnizohej në Tiranë. Ne dolëm vetë të qeta dhe e lamë bashkëshortin të qetësohej , dhunë jo nuk ka pasur, por agresiviteti që kishte për momentin na frikësoi mos ndodhte gjë se kisha gocën dhe ikëm me nxitim, nuk munda t’i vesh dot këpucët,”- tha Floresha e përlotur.
Lefter Zhidru terrorizoi Elbasanin, vetëm pak ditë më parë. Me kallashnikov në krahë ai qëlloi me armë ndaj policisë, dhe pas pesë orësh negociatash, RENEA e ekzekutoi. Në apartamentin e tij u gjetën municione dhe armë të llojeve të ndryshme, dhe pas vëzhgimit, Floresha u mor nën hetim nga policia.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Gjatë konferencës së ditës së sotme, kryeministri Rama nuk i ka kursyer ironitë. Ai hodhi një ‘bast’ me kuksianët për të cilët u shpreh se e kanë tallur...
TIRANË- Kur kanë kaluar dy vite nga masakra lokal Monopol në ish-Bllok, prokuroria ka gjetur rastësisht armën e krimit. E njëjta armë e përdorur nga komand...
BRITANI E MADHE- Nis gjyqi për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar Serxhio Marku, më 11 shtator të vitit të kaluar në Stanfforf Road. Dy të akuzuarit kryesorë...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish ndaj Sali Berishës, sa i përket deklaratave të këtij të fundit në emisionin “Opinion”.Hoxha nëpërmjet një po...
ITALI- Shqiptarët po tentojnë të blejnë “zemrën” e qytetit historik të Venecias. Ka një rritje të lartë të shqiptarëve që duan të blejnë hotele e re...
GREQI- Kaos në ambasadën shqiptare më Athinë. Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë duke qënduar grumbull pranë kësaj ambasade, për të kryer procedurat e tyre.Si&cc...
TIRANË- Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka apeluar vendimin në Gjykatën e Posaç...
TIRANË- Artan Shkëmbi, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, u pezullua dje nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme...