Aktualitet

29 Shtator 2020, 14:42 Nga DOSJA

DURRËS– Një 39-vjeçar, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me thjeshtrën e tij të mitur është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit. I riu me iniciale L.K., ka abuzuar prej vitesh me thjeshtrën e tij.

Ka qenë nëna e vajzës që ka zbuluar gjithçka përmes telefonit dhe menjëherë ka denoncuar rastin flagrant në polici, duke kërkuar dhe ndërhyrjen e saj.

Mësohet se aktualisht vajza është vetëm 14 vjeç, por i riu dyshohet se ka nisur marrëdhëniet me vajzën e gruas nga martesa e parë që kur ajo ka qënë 7-vjeçare. Nëse gjendet fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me fëmijë të mitur, për 39-vjeçarin parashikon dënimin me burgim nga 7 gjer në 15 vjet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi me thjeshtren ne durres durres abuzimi me thjeshtren ne durres durres

Sondazh

Poll