Aktualitet

Aksident i frikshëm në Sukth/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në lumin Erzen, plagosen tre persona

28 Shtator 2020, 20:25 Nga DOSJA
Aksident i frikshëm në Sukth/ Përplasen dy makina, njëra

DURRËS– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ura në Sukth ku si pasojë  njëra nga makinat ka përfunduar në lumin Erzen. Policia bënë të ditur se një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin F.B. Policia njofton se si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 shtetas të cilët akualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë 

Më datë 28.09.2020, rreth orës 19:30, në Sukth, Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin F.B.

Për shkak të përplasjes mjeti tip “Vollsëagen”, ka rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për pasojë janë lënduar 3 shtetas pasagjer në mjetin tip “Volksëagen”, të cilët ndodhen në spital për kontroll mjeksor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(a.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sukth aksident ne sukth

Sondazh

Poll